Bota

Kinë-Vendet Arabe: Marrëdhëniet ngrihen në një nivel të lartë, vlera e tregtisë është rritur me 100 miliardë USD amerikanë

Ndërsa samiti mes Kinës dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (KBG) mblodhi te premten për herë të parë liderët e këtyre vendeve në Riad të Arabisë Saudite, miqësia tradicionale mes palëve pësoi një përparim të mëtejshëm, duke pasuruar edhe strategjitë e marrëdhënieve mes tyre. Ne Samit ishin më shumë se 10 liderë nga shtetet arabe.

“Kina dhe vendet e KBG-ut janë partnerë të natyrshëm për bashkëpunim.” – u shpreh të premten presidenti kinez Xi Jinping në fjalimin e tij në këtë samit, duke u bërë thirrje të dy palëve që të jenë partnerë në promovimin e bashkimit, zhvillimit, sigurisë dhe qytetërimeve. Ky samit vendosi të ndërtojë dhe të forcojë partneritetin strategjik mes Kinës dhe vendeve të KBG-ut.

Në fjalën e tij, Xi përshëndeti arritjet e bëra mes dy palëve gjatë viteve të fundit, duke thënë se Kina dhe vendet të KBG-ut duhet ta vazhdojnë miqësinë tradicionale dhe ta shohin partneritetin strategjik si një mundësi për të pasuruar konotacionin strategjik të marrëdhënieve mes Kinës dhe vendeve të KBG-ut. Presidenti kinez propozoi pesë fusha kryesore për bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve të KBG-ut për 3 deri në 5 vitet e ardhme: energjia, financat dhe investimet, inovacioni dhe teknologjitë e reja, aerohapësira, gjuha dhe kulturat.

Vitet e fundit Kina dhe bota arabe kanë ndjekur së bashku një zhvillim produktiv të përbashkët përmes bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm në fusha të ndryshme. “Kina dhe shtetet arabe duhet të fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe promovojnë bashkëpunimet me përfitime reciproke,” – tha Xi, duke theksuar se ata duhet të forcojnë sinergjinë mes strategjive të tyre të zhvillimit dhe të promovojnë bashkëpunimin me cilësi të lartë nën nismën “Një brez, një rrugë”.

Të dy palët kanë ndërtuar 17 mekanizma bashkëpunimi në kuadër të Forumit të Bashkëpunimeve Kinë-Vendet Arabe. Gjatë dekadës së fundit, vlera e tregtisë është rritur me 100 miliardë dollarë amerikanë, me një vëllim të përgjithshëm që i tejkalon 300 miliardë dollarë. Investimet direkte të Kinës në vendet arabe u rritën me 2.6 herë në këtë periudhë, me stokun e investimeve që arriti në 23 miliardë dollarë, ndërsa janë realizuar mbi 200 projekte të nismës “Një brez, një rrugë”, nga të cilat kanë përfituar rreth 2 miliardë njerëz nga të dy palët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button