🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.16 ▲0.87%
ARI 4,220 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,620 ▼ -0.82% ETH $2,690 ▼ -1.13% XRP $1.5105 ▼ -0.23% SOL $119.3700 ▼ -0.54%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.16 ▲0.87 % ARI 4,220 ▲0.96 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.16 ▲0.87 % ARI 4,220 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Sporti

Klevi Qefalia: I lumtur për debutimin, në Finlandë vazhdojmë rrugën që kemi nisur

Mesfushori i Dinamos, Klevi Qefalija, debutoi me fanellën e Kombëtares në ndeshjen me San Marinon, ku kuqezinjtë fituan 0-3. Ai u grumbullua këtë herë nga trajneri Rolando Maran, i cili i dha edhe mundësinë e debutimit.

“Është një ndjenjë e papërshkruar. Jam shumë i lumtur që kam debutuar me fanellën e Kombëtares dhe shpresoj të kem bërë më të mirën. Dua të falënderoj stafin teknik për besimin që më ka dhanë dhe çunat e skuadrës për mbështetjen. Dëshira ishte shumë e madhe që të debutoja”, – tha Qefalija pas ndeshjes në San Marino.

Më pas ai komentoi fitoren dhe sfidën e radhës në Finlandë: “Ishte një ndeshje e vështirë do të thosha. Nuk ka më ndeshje të lehta dhe fusha na e bëri akoma më të vështirë, por e rëndësishme është që ne morëm 3 pikët dhe e mbyllëm me fitore. Tani do të nisim menjëherë përgatitjet për ndeshjen e Finlandës, që do të jetë shumë e vështirë. Ne do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin dhe për të vazhduar në rrugën që kemi nisur për të kapur vendin e parë në grup”.

Kombëtarja shqiptare kryeson grupin e saj pas dy fitoresh në dy ndeshje. Ndeshja e radhës ka rëndësi të madhe, pasi ndeshemi me rivalin direkt për vendin e parë në grup, Finlandën. Më pas kuqezinjtë do të luajnë sërish me San Marinon, në stadiumin “Air Albania”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.