🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.20 ▲0.92%
ARI 4,219 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,608 ▼ -0.82% ETH $2,690 ▼ -1.12% XRP $1.5129 ▼ -0.03% SOL $119.3400 ▼ -0.59%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.20 ▲0.92 % ARI 4,219 ▲0.94 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.20 ▲0.92 % ARI 4,219 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Sporti

FIFA World Cup&Festival 2026/ Shqipëria U-15 merr pjesë në edicionin e parë në Azerbajxhan

Shqipëria U-15 do të marrë pjesë në edicionin e parë të FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, turneu i ri i FIFA-s që do të zhvillohet në Azerbajxhan, duke nisur më 24 tetor 2026.

Kombëtarja kuqezi e kësaj grupmoshe është pozicionuar në Grupin Y, së bashku me Bregun e Fildishtë, Mauritaninë, Ruandën, Turks and Caicos Islands dhe Vanuatun.

Turneu i organizuar nga FIFA sjell një format të veçantë, duke u dhënë mundësinë të gjitha Federatave Anëtare të FIFA-s të marrin pjesë në një kompeticion ndërkombëtar të kësaj natyre. Në edicionin e parë do të marrin pjesë më shumë se 3,000 lojtarë të rinj, trajnerë dhe zyrtarë.

Sipas formatit të përcaktuar nga FIFA, ekipet do të zhvillojnë fillimisht katër deri në pesë ndeshje në fazën e grupeve, ndërsa rezultatet do të përcaktojnë pozicionimin e tyre në fazën e dytë të turneut. Kjo fazë do të zhvillohet në gjashtë nivele konkurruese dhe çdo skuadër do të vijojë të luajë deri në ditën e fundit të aktivitetit.

Fituesi i Tier A do të shpallet kampioni i FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, ndërsa do të kurorëzohen edhe fituesit e pesë niveleve të tjera.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet përbën një tjetër mundësi të rëndësishme për futbollistët e rinj shqiptarë për të fituar eksperiencë në arenën ndërkombëtare dhe për t’u përballur me ekipe nga kontinente dhe tradita të ndryshme futbolli.

Për këtë edicion, FIFA ka përcaktuar që në turne të marrin pjesë lojtarë të lindur në vitet 2011 dhe 2012, ndërsa çdo delegacion mund të përbëhet nga 14 futbollistë dhe deri në gjashtë pjesëtarë të stafit.

FIFA U-15 World Cup & Festival 2026 do të zhvillohet në Azerbajxhan, me ndeshjet që do të organizohen në kompleksin Hovsan Competition Complex, në një format të konceptuar për të kombinuar konkurrimin ndërkombëtar me zhvillimin e talenteve të rinj.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.