Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë
Ka nisur prezantimi i paketës së re ligjore për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Kryeministri Edi Rama vuri theksin te përmirësimi i funksionimit të drejtësisë.
Gjatë fjalës së tij, ai tha se reforma në drejtësi ka sjellë rezultate, por ka nxjerrë në pah edhe dobësi që kërkojnë ndërhyrje.
Ai deklaroi se paketa e re prek edhe prezumimin e pafajësisë dhe lidhet me rekomandimet e mekanizmave europianë për parandalimin e torturës. Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria vijon të ketë një barrë të lartë të përdorimit të paraburgimit.
“Ndryshuam Kushtetutën dhe çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik. Reforma në drejtësi e shëmbi ngrehinën e pushtetit. Sot pas 10 vjetësh kemi parë, dëgjuar dhe mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por dhe dobësitë që dolën nga përballja me realitetin. Barra e kthesës së madhe të reformës në drejtësi, ia ka vlejtur.
10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë. 10 vjet më parë ne i dorëzuam drejtësisë shpatën. Sot duhet të bëjmë një veprim më modest. Gjyqësori të mos bëjë pushtetin përpara drejtësisë. Kjo është ndërhyrja e parë që ndryshon prezumimin e pafajësisë. Nisja e diskutimeve konkrete për këtë paketë u ngrit nga mekanizmat europianë, për parandalimin e torturës. Edhe sot po të pyesësh, secili vend përmban barrë më të madhe të paraburgimeve, përgjigjja vjen më e hidhur, ‘Albania’”, tha Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.