☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.46 ▲1.21%
ARI 4,218 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,845 ▼ -0.34% ETH $2,695 ▼ -0.67% XRP $1.5129 ▲ +0.45% SOL $119.7900 ▲ +0.16%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.46 ▲1.21 % ARI 4,218 ▲0.92 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.46 ▲1.21 % ARI 4,218 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kosova

Nga 2 tetori nis shikimi publik i të dhënave kadastrale në 115 zona

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka njoftuar se nga 2 tetori 2026 do të nisë shikimi publik i të dhënave kadastrale në 115 zona kadastrale, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

Sipas njoftimit, procesi u mundëson qytetarëve të shikojnë dhe verifikojnë të dhënat kadastrale, në përputhje me procedurat e përcaktuara, si dhe të paraqesin vërejtjet eventuale.

Zonat kadastrale janë të ndara në pesë lote dhe përfshijnë komuna nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Në Lotin 1 janë përfshirë zona kadastrale në Deçan, Gjakovë, Istog, Klinë, Pejë dhe Rahovec.

Loti 2 përfshin zona në Dragash, Ferizaj, Malishevë, Prizren, Shtërpcë, Shtime dhe Suharekë.

Në Lotin 3 janë përfshirë Fushë Kosova, Gllogoci, Mitrovica, Skënderaj dhe Vushtrria.

Loti 4 përfshin Graçanicën, Lipjanin, Novobërdën, Obiliqin, Podujevën dhe Prishtinën, ndërsa në Lotin 5 janë përfshirë Gjilani, Hani i Elezit, Kaçaniku, Kamenica, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu dhe Vitia.

Në kuadër të këtij procesi, qytetarët në zonat përkatëse do të kenë mundësi të kontrollojnë të dhënat që lidhen me pronat e tyre dhe të paraqesin vërejtjet eventuale sipas procedurave të përcaktuara.

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë të ditur se informimi më i detajuar për zhvillimin e shikimit publik do të bëhet në secilën zonë kadastrale përmes mediave lokale, posterëve dhe fletëpalosjeve.

AKK u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë proces dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për verifikimin e të dhënave kadastrale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.