☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,623 ▲0.56%
DOW 52,271 ▲0.97%
NASDAQ 25,611 ▲0.69%
NAFTA 97.00 ▼6.84%
ARI 3,974 ▲1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,455 ▼ -0.77% ETH $2,270 ▲ +0.12% XRP $1.2500 ▲ +0.06% SOL $93.5200 ▼ -1.22%
S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,611 ▲0.69 % NAFTA 97.00 ▼6.84 % ARI 3,974 ▲1.93 % S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,611 ▲0.69 % NAFTA 97.00 ▼6.84 % ARI 3,974 ▲1.93 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

KLIMË – OKB paralajmëron: Ngrohja globale po shkakton dëme të pakthyeshme në akullnaja

PARIS, 2 nëntor /ATSH-AA/ – Tejkalimi i pragut të ngrohjes prej 1,5 gradë Celsius mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme në sistemet e akullit të Tokës, të përshpejtojë rritjen e nivelit të detit dhe të kërcënojë furnizimin me ujë në mbarë botën, paralajmëruan të hënën dy raporte të mbështetura nga OKB-ja.

“Tejkalimi i objektivit prej 1,5 gradë Celsius të Marrëveshjes së Parisit do të sjellë ndikime në shkallë të gjerë dhe në shumë raste të pakthyeshme nga shkrirja e shtresave të akullit të Tokës, ngricave të përhershme, akullnajave, akullit detar dhe oqeaneve polare”, thuhet në raporte.

Raportet, të publikuara me pjesëmarrjen e Nismës Ndërkombëtare për Klimën dhe Kriosferën (ICCI) dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), theksuan rreziqet në rritje që paraqesin shkrirja e akullnajave, shtresave të akullit polar dhe akullit detar, si dhe shkrirja e ngricave të përhershme.

Raporti “Gjendja e Kriosferës 2026”, i shqyrtuar dhe mbështetur nga më shumë se 50 shkencëtarë kryesorë të kriosferës, paralajmëroi se nivelet aktuale të ngrohjes janë “tashmë të pasigurta” për Arktikun, Antarktikun, akullnajat malore dhe oqeanet polare.

Në raport përmendet humbja e 20 për qind të akullit të akullnajave në Zvicër gjatë pesë viteve të fundit, rritja e përshpejtuar e nivelit të detit që kërcënon qindra miliona njerëz në mbarë botën si dhe shtimi i mungesës së ujit dhe rreziqeve malore ndërsa akullnajat zhduken dhe përhapen kushtet e thatësirës së dëborës.

“Megjithëse rikthimi në nivelin prej 1,5 gradë Celsius do të ngadalësojë humbjen e akullit, një objektiv vërtet ‘i sigurt’ i temperaturës për akullin e Tokës tani mendohet se është më afër 1,0 gradë Celsius ose edhe më poshtë gjatë shekujve të ardhshëm”, thuhet në raport.

Raporti tjetër, “Tejkalimi i pragut dhe kriosfera: Parandalimi i shkrirjes globale”, i mbështetur në punën e më shumë se 80 shkencëtarëve të rajoneve polare dhe malore, paraqiti masat për kufizimin e dëmeve të shkaktuara nga tejkalimi i pragut të temperaturës.

“Këto humbje ende mund të kufizohen nëse tejkalimi mbahet në minimum përmes reduktimeve të thella të emetimeve, të pasuara nga rritja e kapaciteteve për largimin e karbonit”, thuhet në raport. Raporti bën thirrje për uljen e emetimeve globale me të paktën 5 për qind në vit, duke filluar menjëherë, si dhe për arritjen e emetimeve neto zero të gazeve serrë deri në mesin e këtij shekulli.

“Nuk mund të ketë vonesa në heqjen graduale të karburanteve fosile, në mënyrë që të ruhet mundësia e uljes së temperaturave në të ardhmen përmes largimit të karbonit nga atmosfera”, theksohet më tej në raport.

Sipas raportit, kufizimi i ngrohjes mund të ngadalësojë ritmin e rritjes së nivelit të detit në nivele me të cilat komunitetet bregdetare mund të përshtaten ndërsa potencialisht mund të ndalojë dhe pjesërisht të përmbysë humbjen e akullnajave, shtresës së dëborës dhe akullit detar.

“Kthimi në nivelin prej 1,5 gradë Celsius dhe më poshtë do të mundësonte rigjenerimin e një pjese të akullit detar dhe akullnajave brenda disa dekadave deri në disa shekuj si dhe potencialisht do të rivendoste nivele të shëndetshme të shtresës së dëborës”, thuhet më tej.

Raporti paralajmëroi se shkrirja e ngricave të përhershme mund të çlirojë sasi shtesë karboni në atmosferë, duke intensifikuar më tej ngrohjen globale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.