Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,781 ▼0.23%
DOW 53,711 ▼0.24%
NASDAQ 26,678 ▼0.47%
NAFTA 81.95 ▲0.86%
ARI 4,443 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $63,120 ▲ +0.06% ETH $1,885 ▲ +0.59% XRP $1.0022 ▼ -0.17% SOL $75.4900 ▼ -0.04%
S&P 500 7,781 ▼0.23 % DOW 53,711 ▼0.24 % NASDAQ 26,678 ▼0.47 % NAFTA 81.95 ▲0.86 % ARI 4,443 ▲0.52 % S&P 500 7,781 ▼0.23 % DOW 53,711 ▼0.24 % NASDAQ 26,678 ▼0.47 % NAFTA 81.95 ▲0.86 % ARI 4,443 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Klinika për kirurgji plastike realizoi një operacion kompleks rekonstruktiv tek një pacient i lënduar rëndë nga zjarri i Koçanit

Në Klinikën Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rindërtuese – Shkup u realizuan konsultime të specializuara disaditore për trajtimin e mëtejshëm të pacientëve të lënduar në zjarrin tragjik në Koçan.

Pas iniciativës së drejtoreshës së Klinikës, prim. dr. Jasmina Gjorgjievska Pavllovska, u organizua një vizitë ekspertësh nga ana e sub. spec. dr. Igor Malkoviq, kirurg plastik dhe rekonstruktiv me përvojë shumëvjeçare në trajtimin e rasteve më të ndërlikuara të djegieve, njoftuan nga Klinika.

Gjatë vizitës, siç theksohet, u kryen ekzaminime të detajuara dhe konsultime profesionale për secilin pacient, me ç’rast u përcaktuan plane individuale për trajtim etapë pas etape. Çdo rast u shqyrtua nga aspekti i rikuperimit funksional, mundësive për ndërhyrje të mëtejshme kirurgjikale dhe rezultateve të pritshme.

Përveç pjesës konsultative, u realizua edhe një operacion kompleks rekonstruktiv te njëri prej pacientëve më rëndë të lënduar nga zjarri në Koçan.

Operacioni ishte rezultat i punës në ekip dhe bashkëpunimit profesional mes dr. Malkoviqit dhe prim. dr. Gjorgjievska Pavllovskës, prim. dr. Trençev, as. dr. Naceska Gjorgjevska, as. dr. Jovanovski, spec. dr. Maksutlar, spec. dr. Trajkov, si dhe specializantëve dr. Stavriq, dr. Shemov dhe dr. Pejoska, dr. Onçev, me mbështetjen e ekipit të anesteziologjisë, infermierëve të sallës së operacionit dhe të gjithë stafit të Klinikës, thuhet në njoftim.

Nga Klinika theksojnë se pjesëmarrja e tij përbën një kontribut të rëndësishëm në planifikimin e fazave të ardhshme të trajtimit. Iniciativa ka për qëllim zbatimin e parimeve bashkëkohore të kirurgjisë rekonstruktive dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me ekspertë të shquar nga rajoni, duke konfirmuar njëkohësisht se kujdesi për pacientët nga Koçani mbetet një nga prioritetet kryesore të Klinikës.

Trajtimi i pacientëve me djegie të rënda nuk përfundon me shpëtimin e jetës ose shërimin e plagëve. Përkundrazi, atëherë fillon një rrugëtim i gjatë dhe kompleks, i mbushur me operacione rekonstruktive, rehabilitim dhe rikthim gradual të funksionit, pavarësisë dhe cilësisë së jetës. Kujdesi për pacientët me djegie të rënda kërkon njohuri, përvojë, durim dhe mbi të gjitha, punë ekipore. Suksesi nuk matet vetëm me operacionin e kryer me sukses, por edhe me çdo hap të mëtejshëm që i mundëson pacientit t’i përdorë përsëri duart, të rikthehet në jetën e përditshme dhe të rifitojë shpresën për të ardhmen.

Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rindërtuese mbetet e përkushtuar në ofrimin e kujdesit shëndetësor të vazhdueshëm, bashkëkohor dhe holistik për pacientët e lënduar në zjarrin në Koçan.

Me përkushtimin e specialistëve, profesorëve, specializantëve, infermierëve dhe personelit tjetër shëndetësor, si dhe përmes bashkëpunimit me ekspertë të shquar nga rajoni dhe bota, Klinika vazhdon të ndërtojë rrugën drejt arritjes së rezultateve maksimale për çdo pacient, thuhet në njoftimin e këtij institucioni shëndetësor publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.