Klopp: Gjermania është favorite, Brazili ka gjetur disiplinë taktike me Ancelotti, ja dy ekipet surprizë
Trajneri gjërman Jurgen Klopp, ka bërë një përmbledhje të situatës së Kupës së Botës pas ndeshjeve të para. I pyetur nëse sheh ndonjë skuadër favorite, ai thotë: “Do të thoja Gjermania”.
“Arriti një fitore të thellë, një tjetër fitore me përmbysje, por mbi të gjitha, zëvendësime që funksionojnë. Dhe aty ndërtohet një ekip, aty fitohen gara si kjo. Mbrojtja mund të përmirësohet, por ne jemi në rrugën e duhur“, tha Klopp.
Duke folur për Brazilin, ai tha: “E shoh shumë mirë. Nëse do të isha brazilian dhe do të më kërkohej të emëroja trajnerin perfekt për ekipin kombëtar, nuk do të kisha pasur asnjë dyshim: Carlo Ancelotti”.
“Ai mund të menaxhojë çdo ekip kombëtar me vetullën e tij. Mendoj se Brazili ka potencial të madh, por dikush duhet ta nxjerrë atë në pah. Atyre u mungon pak disiplinë taktike dhe nuk ka person më të mirë për t’i ndihmuar të përmirësohen. Carlo është i pabesueshëm; brazilianët janë me fat“, tha Klopp.
Në lidhje me surprtizat e këtij turneu, trajneri gjerman jep disa emra: “Do të përmend dy: Norvegjinë, një brez dhe ekip i jashtëzakonshëm, dhe Japoninë. Gjithsesi, gjërat serioze do të fillojnë në raundin e 16-shes. Nuk shoh shumë hapësirë për surpriza dhe vetëm më të mirët e më të mirëve do të mbijetojnë çerekfinalet”.
“Janë luajtur dy raunde, ekipet e mëdha kanë bërë mirë, lojtarët e mëdhenj kanë bërë mirë. Dhe ata që barazuan, si Portugalia, Brazili ose Anglia, nuk duhet të shqetësohen, për dy arsye: e para është se askush nuk fiton një Kupë Bote duke fituar çdo ndeshje dhe e dyta është se është më mirë të fillosh ngadalë dhe të futesh në ritmin e gjërave”, tha Klopp.
“Unë them se në çerekfinale, të gjithë favoritët do të jenë atje sepse do të imponojnë cilësinë e tyre superiore, plus ato kombe që kanë ngritur standardin për të arritur nivelin e ekipeve të mëdha“, përfundoi Klopp.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.