Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)
Një person, me shtetësi indiane sipas informacioneve paraprake, humbi jetën nga përplasja dhe rrëzimi i dy helikopterëve, teksa po përpiqeshin të uleshin në zonën e malit Everest, në Nepal. Lajmi u bë i ditur nga policia për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).
Një video që regjistron momentin e përplasjes fatale po qarkullon gjerësisht në internet.
“Një person humbi jetën në vendngjarje”, ndërsa një tjetër “u transportua në spital”, deklaroi për AFP, pa dhënë detaje të mëtejshme, Nabin Raja Budhathoki, shefi i policisë në rajonin e Solukhumbut.
Helikopterët e vegjël përdoren shpesh në malet e Himalajeve për transportimin e turistëve, alpinistëve dhe furnizimeve, si dhe për zhvillimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit. Megjithatë, terreni tepër i vështirë dhe ndryshimet e papritura të kushteve meteorologjike i bëjnë fluturimet herë pas here shumë të rrezikshme.
Mijëra alpinistë dhe turistë vizitojnë çdo vit Nepalin, vendin ku ndodhen 8 nga 14 malet më të larta në planet.
WATCH: 2 helicopters collide into each other in Everest Base camp in Solukhumbu, Nepal, killing 1 person and injuring another. pic.twitter.com/uaFnX6FpjV



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.