☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,461 ▼0.53%
DOW 51,630 ▲0.13%
NASDAQ 26,130 ▼1.46%
NAFTA 74.20 ▼2.18%
ARI 4,206 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,338 ▲ +0.19% ETH $1,732 ▼ -0.19% XRP $1.1311 ▼ -1.4% SOL $72.6500 ▼ -2.37%
S&P 500 7,461 ▼0.53 % DOW 51,630 ▲0.13 % NASDAQ 26,130 ▼1.46 % NAFTA 74.20 ▼2.18 % ARI 4,206 ▼0.94 % S&P 500 7,461 ▼0.53 % DOW 51,630 ▲0.13 % NASDAQ 26,130 ▼1.46 % NAFTA 74.20 ▼2.18 % ARI 4,206 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Koçoska: Punësimet duhet të jenë në përputhje me buxhetin, jo të gjitha kërkesat mund të miratohen

As Ministria e Financave nuk jep shpresa se do të gjendet një zgjidhje për 50 ish-të punësuarit në Klinikën e Fëmijëve, të cilët prej muajsh janë lënë në mëshirë të fatit dhe presin një sinjal pozitiv nga institucionet kompetente, pasi kontratat e tyre nuk janë vazhduar. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska, e arsyetoi mendimin negativ për vazhdimin e kontratave me kufizimet buxhetore dhe obligimet financiare të krijuara nga punësimet e mëparshme në institucion.

“Ministria e Financave në periudhën e kaluar ka dhënë pëlqime në përputhje me mjetet që kanë qenë në dispozicion për secilin institucion. Megjithatë, është e qartë se edhe këtë herë nuk janë paraqitur të dhënat siç duhet. Vitin e kaluar, kur janë kërkuar pëlqime për kontrata në vepër, në të njëjtën kohë është dhënë pëlqim për punësim me afat të pacaktuar për 38 persona. Për këtë është biseduar me drejtorin dhe i është bërë e ditur se vitin pasues efekti fiskal i këtyre 38 punësimeve do të jetë më i madh dhe, mbi këtë bazë, buxheti duhet të harmonizohet me obligimet e reja”, deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçoska Koçoska shtoi pëlqimet për punësim nuk kanë të bëjnë me mjekët dhe infermierët, por kryesisht me personelin teknik, duke theksuar se këto vendime duhet të jenë në përputhje me mundësitë buxhetore.

“Duhet patjetër të theksoj se kur bëhet fjalë për pëlqimet për punësim, nuk bëhet fjalë për punësimin e mjekëve dhe infermierëve. Nëse e pyesni drejtorin, le t’i paraqesë pëlqimet dhe të shohim nëse deri më tani Ministria e Financave ka refuzuar ndonjë kërkesë për mjek apo infermierë. Sa i përket personelit teknik, duhet të harmonizohet me mjetet financiare që kemi në dispozicion. Nuk mund të pajtohem me pretendimet se nuk kemi dhënë mbështetje, kur janë miratuar 38 pëlqime për punësim me afat të pacaktuar dhe janë punësuar më shumë se 65 persona, qoftë me afat të pacaktuar apo me kontratë. Nuk mund të japim pëlqime vetëm për një klinikë, sepse bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm punësimesh brenda një viti, ndërsa njëkohësisht duhet të kujdesemi edhe për klinikat e tjera”, deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçoska

Ish të punësuarit reaguan pas deklaratës së ministres së financave të cilët thonë se nuk është e drejtë që faji vazhdimisht të bartet nga një institucion te tjetri, ndërsa askush konkretisht të mos marrë përgjegjësi dhe të mos ofrojë zgjidhje. Shtojnë se nuk janë ata që marrim vendime për punësime, kontrata apo pagesa, por janë njerëzit që çdo ditë kanë shkuar në punë, kanë kryer detyrat dhe kanë siguruar funksionimin normal të institucionit.

“Në vend që secili të tregojë me gisht drejt tjetrit, presim që të gjitha institucionet kompetente të ulen në një tryezë dhe më në fund të gjejnë zgjidhje. Punëtorët nuk duhet të jenë viktima të lëshimeve administrative, keqkuptimeve ndërinstitucionale apo përplasjeve politike”, thonë ish të punësuarit./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.