☁️
Tiranë 17°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,774 ▼0.13%
DOW 47,835 ▼0.16%
NASDAQ 22,573 ▼0.27%
NAFTA 100.63 ▲6.59%
ARI 4,790 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,721 ▼ -0.9% ETH $2,166 ▼ -2.6% XRP $1.3279 ▼ -2.89% SOL $81.7500 ▼ -2.05%
S&P 500 6,774 ▼0.13 % DOW 47,835 ▼0.16 % NASDAQ 22,573 ▼0.27 % NAFTA 100.63 ▲6.59 % ARI 4,790 ▲0.26 % S&P 500 6,774 ▼0.13 % DOW 47,835 ▼0.16 % NASDAQ 22,573 ▼0.27 % NAFTA 100.63 ▲6.59 % ARI 4,790 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Kodheli-Der Leyenit: T’i japim një shtysë të re bashkëpunimit në fushën e sigurisë

kodheli_von_der_Leyen_01-606x350Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zhvilloi një bisedë telefonike me ministren e Mbrojtjes të Gjermanisë,  Ursula von der Leyen.

Gjatë kësaj bisede të dy homologet diskutuan për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë. Ato diskutuan gjithashtu për situatën në kufijtë e aleancës si dhe përpjekjet për të adresuar këto rreziqe, ku Shqiperia është pjesë e koalicionit duke dhuruar armë dhe municione për qeverinë e Irakut.

Kodheli foli për dhënien e një shtyse të re bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes. Ajo e njohu kolegen e saj gjermane me reformat që po zhvillohen në FA Shqiptare, si dhe me procesin e modernizimit, i cili parashikon zëvëndësimin e armatimit të vjetër lindor me atë të standardeve të NATO-s.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë ka theksuar se vendi i saj është i gatshëm të luajë një rol moderues për nevojat e Shqipërisë. “Ne admirojmë çfarë jeni duke bërë për procesin e modernzimizimit”, është shprehur ndër të tjera ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Leyen. Të dy homologet folën edhe për gjetjen e mundësive të tjera për bashkëpunimin dhe ranë dakort që stafet përkatëse të shqyrtojnë modalitetet e këtij bashkëpunimi, siç mund të jetë industria ushtarake dhe pjesëmarrja në operacione të përbashkëta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.