☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.48 ▲1.58%
ARI 4,043 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,976 ▲ +1.56% ETH $2,355 ▲ +2.16% XRP $1.3284 ▲ +2.42% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.48 ▲1.58 % ARI 4,043 ▼0.79 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.48 ▲1.58 % ARI 4,043 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Kodheli dhe Buljeviç: Kroacia dhe Shqipëria bashkëpunojnë brenda NATO-s në të gjitha çështjet

“Integrimi në Aleancën Veri-Atlantike është mënyra e vetme për të ardhmen e popujve tanë dhe rajonit në përgjithësi”, theksoi Mimi Kodheli me rastin e vizitës në Zagreb.

Ministri kroat i Mbrojtjes Joseph Buleviç u takua sot me delegacionin e Ministrisë të Mbrojtjes të Shqipërisë të kryesuar nga ministrja Mimi Kodheli, në kuadër të vizitës së tyre dy-ditore në Kroaci.

Të dy ministrat kanë thënë se Kroacia dhe Shqipëria do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në parandalimin e valëve të emigrantëve dhe ekstremizmit.

Ministrat e Mbrojtjes diskutuan edhe rreth situatës në rajon dhe në Evropën Juglindore (EJL), bashkupunimit të ardhshëm bilateral ndërmjet dy vendeve dhe samitin e NATO-s që do të mbahet në Varshavë, në të cilën të dy vendet do të kenë qasje të përbashkët.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se ky takim është një shenjë e nevojës për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

Kodheli theksoi se të dy vendet janë angazhuar për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, dhe se të dy vendet kanë të njëjtin qëndrim pozitiv në lidhje me zgjerimin e NATO-s në këtë pjesë. “Të dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin në misionet e përbashkëta të NATO-s, sidomos misioni në Afganistan”, tha Kodheli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.