🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,712 ▲0.54%
DOW 51,421 ▲0.14%
NASDAQ 27,045 ▲0.92%
NAFTA 90.60 ▲1.36%
ARI 4,213 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $84,120 ▲ +0.3% ETH $2,695 ▼ -0.71% XRP $1.5089 ▼ -2.83% SOL $119.7300 ▼ -0.72%
S&P 500 7,712 ▲0.54 % DOW 51,421 ▲0.14 % NASDAQ 27,045 ▲0.92 % NAFTA 90.60 ▲1.36 % ARI 4,213 ▲0.79 % S&P 500 7,712 ▲0.54 % DOW 51,421 ▲0.14 % NASDAQ 27,045 ▲0.92 % NAFTA 90.60 ▲1.36 % ARI 4,213 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Opinion

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Nga Ylli Pata

Edi Rama ka paraqitur sot pasi ka takuar ambasadorin e ri të SHBA, Eric Wendt në zyrën e tij, Kodin e ri të Procedurës Penale, i cili vjen si një reformë e re në drejtësi.

Reformë që merret pikërisht me represionin që drejtësia preventive zbaton prej kohësh, duke sjellë një përplasje jo të vogël në vend.

Manovra e Edi Ramës, që u bë publike në një auditor ku ishte kupola e drejtësisë së re, erdhi më shumë si një lëvizje diplomatike sesa një manovër ligjore. E cila sipas të gjitha gjasave do të hapë polemika e përplasje në orët në vijim.

I gjithë ky draft i madh që në fakt është thuajse i gjithë Kodi, ku ndërhyn për të ndërprerë inormalitetet e represionit të drejtësisë preventive, vjen si një tekst i hartuar nga juristë të elitës europiane, përkatësisht nga Italia e Franca.

Të cilët janë pajtuar ose lejuar nga qeveria e Emannuel Macron-it dhe Giorgia Melonit. Pasi, duke qenë pjesë e stafeve të ministrive të drejtësive të këtyre vendeve europiane, kanë pasur edhe lejen përkatëse të qeverive të tyre, ndoshta edhe mbështetjen financiare.

Shto këtu edhe partneritetin e Këshillit të Europës, krijohet kështu një kordon diplomatik delikat që ka shoqëruar gjithë këtë proces.

Përkatësisht procesin e nisjes së një reforme që të frenojë euforinë e SPAK në një sulmi frontal ndaj qeverisë.

Natyrisht ky është një proces mjaft delikat, i cili sot u shpall, e sipas gjasave do të ketë edhe një “stuhi perfekte” apo blitzkrieg agresiv, siç është paralajmëruar në rrjetet “investigative”.

Deri në protestën e paralajmëruar sit ë fortë më 5 tetor, tensioni pritet të arrijë në kulm, por Rama i është përgjigjur politikisht dhe diplomatikisht.

Me një manovër që ka një bashkëautorësi italo-franceze, që nuk është gjë tjetër veçse një aleancë e fortë për të siguruar fuqizimin e garancive të Shqipërisë në BE.

Natyrisht kjo nismë nuk ka ardhur pa negociata paraprage e të vështira, ç’ka duket edhe tek konkluzioni i arritur se me hyrjen e Koditt ë ri të Procedurës Penale, nuk do të ketë veçori prapavepruese për aktet e kryera deri tani në kundërshtim të ligjit kur të hyjë në fuqi.

Që në fakt është jo vetëm një padrejtësi e madhe, por edhe një thikë që rrotullohet në plagën e atyre që e kanë vuajtur drejtësinë preventive drakoniane.

Gjasat janë se ky draft do të shërbejë në një kohë kur drejtësia speciale nuk do të jetë në veprim, se do i kenë mbaruar afatet.

Ndaj është një lëvizje më shumë diplomatike sesa juridike, sidomos kur kjo shpallje “rastisi” në ditën e takimit inagurues me ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë dhe ardhjes në Shqipëri të “kryeministres” së fuqishme të Bashkimit Europian, Ursula Von der Leyen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.