☁️
Tiranë 29°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,547 ▼0.1%
DOW 51,984 ▲0.61%
NASDAQ 26,641 ▼0.16%
NAFTA 76.35 ▼3.89%
ARI 4,343 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $65,881 ▼ -1.1% ETH $1,785 ▼ -1.66% XRP $1.2159 ▼ -2.48% SOL $73.4100 ▼ -0.65%
S&P 500 7,547 ▼0.1 % DOW 51,984 ▲0.61 % NASDAQ 26,641 ▼0.16 % NAFTA 76.35 ▼3.89 % ARI 4,343 ▼0.19 % S&P 500 7,547 ▼0.1 % DOW 51,984 ▲0.61 % NASDAQ 26,641 ▼0.16 % NAFTA 76.35 ▼3.89 % ARI 4,343 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Politika

Kodi penal në konsultim publik, ashpërsohen ndëshkimet ndaj atyre që abuzojnë me fondet e BE

Kush abuzon me fondet e Bashkimit Europain do të dënohet me tre deri në 7 vjet burg. Nëse ai që shpërdoron fondet fshihet ose arratiset, dënimi ndaj tij do të dyfishohet. Janë këto disa nga parashikimet e reja dhe të ashpra ndëshkuese të përfshira në draft-Kodin e ri Penal.

“Këto masa janë të domosdoshme. Në shumë raste, fondet e BE-së janë shpërdoruar në mënyrë të fshehtë ose nuk kanë mbërritur kurrë tek përfituesit realë. Tashmë, kush guxon të abuzojë, do të përballet me ndëshkime të rënda dhe të menjëhershme”, thotë për A2 CNN Romina Radonshiqi, eksperte për ekonominë.

Kodi i Ri penal parashikon gjithashtu masa më të ashpra ndëshkuese për të gjithë zyrtarët publikë që bëjnë korrupsion. Në raport me Kodin Penal në fuqi, dënimet për ata do të dyfishohen.

“Rritja e dënimeve për zyrtarët që abuzojnë me pushtetin është një hap i rëndësishëm. Nëse duam të ndërtojmë institucione të forta dhe të besueshme, korrupsioni nuk mund të trajtohet më si një shkelje e lehtë”, thotë Radonshiqi.

Masat ndëshkuese ashpërsohen gjithashtu ndaj individëve të cilët kryejnë veprimtari të pa-lejuara me kriptomonedhat apo ngrenë skema mashtrimi me deklarimin e taksave dhe tatimeve.

“Edhe kriptomonedhat janë pjesë e një ekonomie në zhvillim, por pa rregulla të qarta ato mund të kthehen në mjet për pastrim parash dhe mashtrime fiskale. Është momenti që ligji të veprojë edhe në këtë sektor”, thotë Radonshiqi.

Në një vend ku çdo euro e ndihmës ka peshën e një mundësie për zhvillim, abuzimi nuk do të jetë më një histori pa autor. Kodi i ri Penal nuk është thjesht një dokument me nene, por një sinjal i qartë se loja me fondet publike ka marrë fund.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.