⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 85.57 ▼0.17%
ARI 3,872 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,292 ▼ -0.01% ETH $1,815 ▲ +0.96% XRP $0.9577 ▲ +1.16% SOL $72.2600 ▲ +2.16%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.57 ▼0.17 % ARI 3,872 ▲0.48 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.57 ▼0.17 % ARI 3,872 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kokaina e fshehur në pleh kimik në Frakull, ekstradohet nga Spanja një prej financuesve të trafikut

Është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri një prej personave të akuzuar për trafikimin e 485 kilogramëve kokainë, të zbuluara në vitin 2022 në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Kevin Margjoni alias Arjan Margjoni, i cili dyshohet se ka financuar dhe negociuar trafikimin e sasisë së drogës, të fshehur në thasë me pleh kimik.

Sipas Policisë së Shtetit, 49-vjeçari u ekstradua pas bashkëpunimit mes Interpolit shqiptar dhe homologëve në Madrid, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në mars të vitit 2026, Gjykata e Posaçme i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

49-vjeçari akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.