Pretenca për Fredi Kokoneshin, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe tre të pandehurit e tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Në pretencën e saj, SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për Fredi Kokoneshin, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare.
Për tre të pandehurit e tjerë, prokuroria ka kërkuar:
Dorian Spaho: 1 vit burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite.
Andi Bollari: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite.
Ledio Xharo: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite.
Vendimi përfundimtar për të pandehurit do të merret nga Gjykata e Posaçme.
Ish-zyrtari i lartë vendor akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me kalimin e tokave bujqësore te kompani private për realizimin e investimeve në panele diellore. Sipas hetimeve, bëhet fjalë për 70 hektarë tokë bujqësore, të cilat dyshohet se u janë kaluar në mënyrë të paligjshme dy operatorëve ekonomikë, me afat shfrytëzimi 10-vjeçar. Krahas Kokoneshit, të pandehur janë marrë edhe tre zyrtarë të tjerë të Bashkisë Divjakë. Dosja është hetuar fillimisht nga ish-Prokuroria e Lushnjës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.