☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.95 ▼1.33%
ARI 4,140 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,434 ▲ +3.87% ETH $2,423 ▲ +6.31% XRP $1.3094 ▲ +3.11% SOL $95.9700 ▲ +4.01%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Kolegji Zgjedhor rrëzon sërish Berishën, në fletën e votimit do vendoset emri i Ilir Metës

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sërish koalicionin Bashkë Fitojmë.

Ata kishin kërkuar që emri i Ilir Metës të hiqe nga fleta e votimit dhe të vendosej ai i Sali Berishës, por vendimi i rrëzua. Përfundimisht në fletën e votimit për këshilltarë bashkiakë do të jetë emri i Metës.

“Kolegji vendosi rrëzimin e kërkesë padisë. Shpenzimet gjyqësore sic janë bërë. Ky vendim është i formës së prerë dhe nuk lejohet ankim”, tha trupa gjykuese.

Kolegji Zgjedhor u mblodh për të shqyrtuar ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë, të cilët kërkojnë që të hiqet emri i Ilir Metës nga fleta e votimit dhe të vendoset ai i Sali Berishës. Përfaqësuesi Ligjor, Altin Kaziaj dorëzoi një kërkesë në Kolegj dhe tha se të tre përfaqësuesit e subjekteve politike të koalicionit bashkë fitojmë kërkojnë që emri Sali Berisha të vihet përbri emrit të kandidatit të koalicionit bashkë fitojmë në fletën e votimit.

“Është një shkresë e nënshkruar nga tre kryetarët e subjekteve, duke vënë një dakordësi me caktimin e drejtuesit të koalicionit, në emrin përbri, që është deputeti Sali Berisha.

Të tre përfaqësuesit e subjekteve politike të koalicionit bashkë fitojmë kërkojnë që emri Sali Berisha të vihet përbri emrit të kandidatit të koalicionit bashkë fitojmë në fletën e votimit. Të merret parasysh nga ky kolegj duke e administruar si provë dhe pastaj e bëjmë edhe publike”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.