🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.47 ▲2.08%
ARI 3,914 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,179 ▼ -0.9% ETH $2,269 ▼ -0.74% XRP $1.2581 ▲ +0.58% SOL $92.5700 ▼ -1.49%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.47 ▲2.08 % ARI 3,914 ▼1.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.47 ▲2.08 % ARI 3,914 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

KOMENT – A është vera 2026 në Itali më e nxehta ndonjëherë?

ROMË, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Vera e vitit 2026 po konfirmohet si një nga më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë në Itali, duke iu afruar ose madje duke rrezikuar të thyejë rekordin historik të vitit 2003.

Edhe pse të dhënat përfundimtare do të publikohen vetëm në fund të sezonit, anomalitë e temperaturave janë pothuajse në të njëjtat nivele me ato të 23 viteve më parë.

Sipas fizikanit të atmosferës Lorenzo Giovannini nga Universiteti i Trentos, ajo që dikur konsiderohej një ngjarje e jashtëzakonshme po shndërrohet në normalitet.

Ai thekson se vala e të nxehtit e vitit 2003 ishte e paprecedentë jo vetëm në Itali, por edhe në Francë, ndërsa sot këto temperatura ekstreme po përsëriten gjithnjë e më shpesh.

Një nga zonat më të goditura këtë verë është veriu i Italisë.

Në Val d’Adige, ditët me temperatura mbi 35 gradë Celsius kanë kaluar tashmë dhjetëshen, ndërsa në disa zona kanë arritur mbi 15 ditë, një fenomen që dikur ishte i paimagjinueshëm për rajonet alpine.

Shqetësim të madh po shkaktojnë edhe të ashtuquajturat “netë tropikale”, kur temperatura gjatë natës nuk bie nën 20 gradë Celsius.

Në disa zona bregdetare, si Chioggia në Veneto, temperaturat minimale janë afruar me 30 gradë, duke mos lejuar ftohjen e ndërtesave dhe duke rritur rrezikun për shëndetin e popullsisë.

Ekspertët paralajmërojnë se ngrohja e Mesdheut ka krijuar një rezervuar të madh energjie.

Kur në vjeshtë masat e para të ajrit të ftohtë të përplasen me ujërat e ngrohta të detit, ekziston rreziku për zhvillimin e stuhive shumë të fuqishme, reshjeve intensive dhe përmbytjeve në pjesë të ndryshme të Italisë.

Megjithëse në ditët në vijim pritet një ndërprerje e shkurtër e vapës me disa stuhi lokale, veçanërisht në Alpet qendrore dhe lindore, parashikimet tregojnë se deri rreth mesit të gushtit anticikloni afrikan do të rikthehet fuqishëm në të gjithë vendin, duke sjellë sërish temperatura shumë të larta.

Sipas Giovanninit, ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit gjithnjë e më të gjata dhe më intensive.

“Është e mundur që vera e vitit 2026 të konsiderohet, në të ardhmen, si “vera më e freskët” e 30 viteve të ardhshme, nëse tendenca aktuale e ngrohjes globale”, përfundoi ai./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.