☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,695 ▼ -2.76% ETH $2,439 ▼ -2.08% XRP $1.3835 ▼ -3.37% SOL $103.9900 ▼ -2.28%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Politika

Komisioneri Europian: Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është prioritet

Ashtu siç pritej, Komisioneri europian i zgjerimit Olivér Várhelyi prezantoi në Bruksel propozimin për të çuar përpara procesin e zgjerimit të BE-së. Në fjalën e tij, Várhelyi e bëri të qartë se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është prioritet i krahut ekzekutiv të bllokut.
“Ne jemi duke punuar në tre pista: Së pari, ne jemi duke propozuar hapat konkretë sesi mund të përmirësohet procesi i pranimit. Po ndërsa po hidhen hapa drejt forcimit dhe përmirësimit të procesit, qëllimi kryesor mbetet anëtarësimi i plotë në BE. Së dyti, dhe paralelisht, Komisioni i qëndron deri në fund rekomandimeve të tij për çeljen e negocjatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë dhe shumë shpejt, do të sigurojë një përditësim mbi përparimin e bërë prej të dy këtyre vendeve. Së treti, në përgatitjen e Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj, Komisioni do të paraqesë një plan zhvillimi ekonomik dhe investimesh për rajonin ”, tha ai.

Ursula von der Leyen reagoi menjëherë në Twitter duke e përshkruar këtë si një mesazh të mirë “ për miqtë e Ballkanit Perëndimor”. “ Sot Komisioni Europian propozoi një plan të besueshëm dhe dinamik që i çel rrugës hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Zgjerimi i BE-së është një situatë nga e cila fitojnë të gjithë”, ka shkruar shefja e KE-se. Propozimi i komisionit, siç u tha dhe në Bruksel, merr parasysh qëndrimet e shteteve anëtare dhe “interesat gjeostrategjike të BE”, por edhe interesat e vendeve që duan të hynë në bllokun europian.

Komisioneri Varhelyi sqaroi se metodologjia e re do të bazohet në katër parime: kredibiliteti, parashikueshmëria, dinamika dhe forcimi i udhëheqjes politike. Fokusi i saj përqëndrohet tek forcimi i shtetit juridik, forcimi i institucioneve demokratike dhe zhvillimi ekonomik. Në Bruksel shpresohet, se në samitin e majit në Zagreb do të hapen negociatat edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se kjo do të rezultojë me një hov të ri për zgjerimin e BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.