☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.43 ▼1.78%
ARI 4,030 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,426 ▲ +0.05% ETH $2,331 ▲ +0.06% XRP $1.2901 ▼ -0.37% SOL $101.4300 ▲ +0.62%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.43 ▼1.78 % ARI 4,030 ▲0.54 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.43 ▼1.78 % ARI 4,030 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

Komisioneri i BE-së: Trump tha se nuk do ta ndihmonte kurrë Evropën nëse sulmohej

Donald Trump i kishte thënë Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në vitin 2020, kur ai ishte president se Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndihmojnë kurrë Evropën nëse ajo sulmohet dhe se do të dalin nga NATO-ja, sipas një komisioneri evropian.

“Duhet ta kuptoni se nëse Europa është nën sulm, ne nuk do të vijmë kurrë t’ju ndihmojmë dhe t’ju mbështesim”, ishte shprehur zoti Trump gjatë një takimi me zonjën von der Leyen në kuadrin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos në janar të vitit 2020, sipas komisionerit Thierry Breton që ishte i pranishëm në atë takim.

“Meqë ra fjala, NATO-ja ka vdekur dhe ne do të dalim prej NATO-s. Dhe meqë ra fjala, më keni borxh 400 miliardë dollarë, sepse ju gjermanët nuk keni paguar shumën e nevojshme për mbrojtjen”, kishte thënë gjithashtu ish-Presidenti Trump, sipas zyrtarit të Bashkimit Evropian.

Donald Trump është në krye të garës për t’u bërë kandidati republikan në zgjedhjet e vitit 2024. Sondazhet parashikojnë se një garë mes tij dhe Presidentit demokrat Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit do të ishte e ngushtë. Fushata e zotit Trump nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.