Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrton me dyer të mbyllura shtesat në pozicionet negociuese me BE-në!
Komisioni parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, nën drejtimin e kryetarit Igli Hasani, zhvilloi mbledhjen e radhës ku në fokus të punimeve ishte shqyrtimi i dy projekt-shtesave në Pozicionet Negociuese të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
E ftuar në këtë seancë për të prezantuar dokumentacionin teknik ishte Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, ndërsa relatore për të dyja projekt-aktet ishte deputetja Bora Muzhaqi.
Konkretisht, anëtarët e komisionit morën në shqyrtim:
Draft-shtesat në Pozicionin Negociues të Grupkapitullit III “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, specifikisht për Kapitullin 17 “Politika ekonomike dhe monetare”;
Draft-shtesat në Pozicionin Negociues të Grupkapitullit V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”, specifikisht për Kapitullin 13 “Peshkimi dhe akuakultura”.
Për shkak të natyrës konfidenciale të dokumentacionit dhe specifikave teknike të informacionit që lidhet me procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, punimet e komisionit u zhvilluan me dyer të mbyllura.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.