Rajoni
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozon datën 1 nëntor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve në Turqi ka propozuar datën 1 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve legjislative të parakohshme, pas dështimit të negociatave për krjimin e qeverisë së koalicionit në zgjedhjet e qershorit, njoftoi Agjencia zyrtare e lajmeve “Anadoll”.
Propozimi i Komisionit Elektoral vjen tri ditë para përfundimit të afatit të 23 gushtit për formimin e qeverisë së koalicionit.
Komisioni Zgjedhor pritet t’i propozojë këtë datë partive politike para përcaktimit përfundimtar të ditës së zgjedhjeve, saktësoi agjencia.
Kryeministri Ahmet Davutoglu informoi një ditë më parë presidentin konservator, Rexhep Tayyip Erdogan për dështimin e negociatave të krijimit të qeverisë së koalicionit.