☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $62,664 ▲ +2.02% ETH $1,754 ▲ +2.93% XRP $1.1381 ▲ +4.28% SOL $82.9700 ▲ +2.95%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
Bundesliga

Kompany refuzon rolin e opinionistit televiziv për Botërorin: Nuk do të kisha më familje…

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë rol si komentator televiziv gjatë verës, pavarësisht ofertave nga mediat britanike për Botërorin 2026.

Ai deklaroi në konferencë për shtyp duke qeshur: “Nuk ka asnjë mundësi. Çfarë do të bëja në pushime si ekspert TV? Nëse e bëj këtë, vitin tjetër në Mynih nuk do të kisha më familje. Pra, absolutisht jo”.

Sipas “Daily Mail”, BBC dhe ITV i kishin ofruar Kompany rol si opinionist për Kupën e Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada, por ai i refuzoi. Belgu kishte bashkëpunuar më parë me BBC më 2016 gjatë Europianit, kur ishte i dëmtuar.

Kompany vlerësohet shumë për aftësitë e tij komunikuese dhe analizën taktike, jo vetëm në Gjermani me Bayernin, por edhe në nivel ndërkombëtar. Ai është përmendur edhe për reagimet e forta publike në çështje të rëndësishme, si rasti i racizmit në Champions League mes Benfica dhe Real Madridi.

Aktualisht, Bayerni është ende në garë për Bundesligën (e ka siguruar matematikisht), Kupën e Gjermanisë dhe Champions League, ndërsa Kompany ka fokus të plotë te skuadra dhe trofetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.