☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.43 ▼2.79%
ARI 4,067 ▼1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,837 ▼ -1.25% ETH $2,069 ▼ -2.63% XRP $1.0661 ▼ -2.77% SOL $84.2500 ▼ -2.87%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.43 ▼2.79 % ARI 4,067 ▼1.16 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.43 ▼2.79 % ARI 4,067 ▼1.16 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Koncesioni i sterilizimit/ Ilir Beqaj pas nëntë orësh del nga SPAK: Dhashë përgjigjet e mia, nuk i druhem kësaj gjëje

Pas 9 orësh, Ilir Beqaj ka përfunduar dje pasdite dhënien e dëshmisë së SPAK. Ai bëri me dije se aty tha çdo gjë që dinte në lidhje me pyetjet e prokurorëve, ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse i druhej kësaj thirrje nga SPAK, ai tha se nuk ka asnjë problem në lidhje me këtë gjë.
“Jam personi që kam dijeni për rrethanat e çështjes që po ndjek prokuroria për sterilizimin. Jam thirrur dhe kam dhënë përgjigjet e mija para dy prokurorëve. Nuk i druhem fare kësaj gjëje.”- tha ai.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, e kaloi pragun e Prokurorisë së Posacme krejt i vetëm dhe pa asnjë avokat, dhe po përgjigjet në cilësinë e deklaruesit mbi një sërë pyetjesh të drejtuara nga prokurori Edvin Kondili, por që sipas burimeve, po kryhen nga oficerët e policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe kanë lidhje me dosjen e sterilizimit mbi pajisjet mjekësore, si edhe marrëveshjen e kryer gjatë vitit 2015, atëherë kur Ministër Shëndetësie ishte pikërisht Ilir Beqaj, që më vonë, në 2017 e la këtë detyrë.

Më herët, gjatë ditëve të fundit, janë pyetur edhe zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj e gjithashtu edhe të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi këtë megadosje e cila u denoncua në SPAK dhjetorin e 2019, vetëm pak ditë pasi SPAK kishte nisur nga detyra.

Hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Posacme, mbi sterilizimin disa milionë euro, e që ka një sërë pikëpyetjesh jo vetëm nga denoncimi I shoqërisë civile, por edhe nga fakti se prokurorët po vijojnë ende këto hetime, në fakt sic bëhet me dije ka kulmuar me sekuestrimin e një sërë dokumentesh mes tyre edhe dosja e pushuar në prokurorinë e Tiranës, e cila u drejtua në atë kohë nga prokurori Endrit Bini, por I cili e mbylli këtë hetim, duke qenë se sipas tij, nuk ekzistonte vepra penale.

Aktualisht, hetimet po zhvillohet për tre vepra penale: shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera. Nuk ka ende persona në hetim dhe as të akuzuar. Ilir Beqaj është duke u pyetur sakaq në SPAK, se po pyetet si ish ministër shëndetësie në cilësinë e deklaruesit sa i takon firmosjes së kontratës së vitit 2015 për koncesionarin me një kompani private të njohur si “Sani Service” dhe që ka akuza se drejtuesi i saj ka njohje me ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj.

Për të njëjtin hetim është pyetur më herët për 3 herë rresht, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe anëtarë të komisionit që kanë vlerësuar procedurat e tenderëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.