⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.63 ▲1.6%
ARI 3,993 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,208 ▼ -2.09% ETH $2,232 ▼ -3.28% XRP $1.2514 ▼ -2.95% SOL $97.3300 ▼ -2.53%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.63 ▲1.6 % ARI 3,993 ▼0.96 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.63 ▲1.6 % ARI 3,993 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

Kongo dhe Uganda raportojnë 263 raste të konfirmuara të Ebolës, 43 vdekje

Që nga 30 maji, 263 raste të konfirmuara të Ebolës janë raportuar në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë. Kështu ka njoftuar drejtori i përgjithshëm i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Jean Kaseya.

“Më shumë se 1,100 raste të dyshuara po hetohen dhe 43 persona janë konfirmuar të kenë vdekur si rezultat i llojit të rrallë Bundibugyo të Ebolës,” tha Kaseya.

Kesaya tha se sistemet kombëtare të incidenteve duhet të aktivizohen me shpejtësi dhe investimet në përgatitjen për pandemi duhet të bëhen të përhershme.

“Partnerët ndërkombëtarë luajnë një rol thelbësor, por mbështetja e tyre ka më shumë rëndësi kur ajo përputhet me strategjitë që ndërtohen nga institucionet afrikane dhe qeveritë afrikane,” shtoi ai.

Shpërthimi i Ebolës, i 17-ti në Republikën Demokratike të Kongos dhe i treti më i madh që kur u zbulua Ebola gjysmë shekulli më parë po tejkalon reagimin global.

Zyrtarët e shëndetësisë dhe punonjësit e ndihmës thonë se u mungojnë edhe furnizimet themelore siç janë maskat pasi përhapja e shpërthimit nuk u zbulua për javë të tëra.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin në Kongo dhe Ugandë një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.