☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.69%
DOW 50,946 ▼1.12%
NASDAQ 27,372 ▼0.83%
NAFTA 89.61 ▲0.19%
ARI 4,132 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $82,986 ▼ -3.81% ETH $2,561 ▼ -5.57% XRP $1.4272 ▼ -5.85% SOL $115.8500 ▼ -4.46%
S&P 500 7,765 ▼0.69 % DOW 50,946 ▼1.12 % NASDAQ 27,372 ▼0.83 % NAFTA 89.61 ▲0.19 % ARI 4,132 ▼1.33 % S&P 500 7,765 ▼0.69 % DOW 50,946 ▼1.12 % NASDAQ 27,372 ▼0.83 % NAFTA 89.61 ▲0.19 % ARI 4,132 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Kosova

Konjufca takon Sorensenin: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Ministrit i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.

Konjufca tha se gjatë takimit është diskutuar për avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në një diskutim të strukturuar për avancimin e dialogut të normalizimit me Serbinë, së bashku me kryenegociatorin tonë Agron Bajrami, riafirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive”, ka shkruar Konjufca.

Ai theksoi se qëllimi i Kosovës mbetet përmbyllja e procesit të dialogut përmes njohjes së ndërsjellë.

“Qëllimi ynë i qartë është përfundimi i procesit përmes njohjes reciproke”, shtoi Konjufca në reagimin e tij.

Konjufca dje ka deklaruar se problemi kyç në dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë është “goditja në mirëbesim”, që sipas tij, i ka dhënë Beogradi, duke shtuar se nuk pret ndonjë nismë për takime të reja gjatë këtij viti.

Konjufca, duke folur për gazetarë në Bruksel, ku mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, tha se dy sulmet në Kosovë, ai në Banjskë më 2023 dhe ai në kanalin e Ibër-Lepencit më 2024 dëmtuam mirëbesimin në procesin e normalizimit të raporteve, që ka nisur më 2011 dhe që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Kurse, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, konfirmoi se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë janë arsyeja kryesore përse prej kohësh nuk ka pasur një rund të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, në nivel liderësh.

Ajo u tha gazetarëve se ka gatishmëri si nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për një takim në kuadër të dialogut, por se shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme në Kosovë e ka shtyrë sërish procesin. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.