🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,572 ▼0.11%
DOW 52,133 ▲0.7%
NASDAQ 25,315 ▼0.48%
NAFTA 96.18 ▼7.63%
ARI 3,955 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,026 ▼ -0.98% ETH $2,254 ▼ -0.2% XRP $1.2517 ▲ +0.4% SOL $91.6600 ▼ -2.33%
S&P 500 7,572 ▼0.11 % DOW 52,133 ▲0.7 % NASDAQ 25,315 ▼0.48 % NAFTA 96.18 ▼7.63 % ARI 3,955 ▲1.44 % S&P 500 7,572 ▼0.11 % DOW 52,133 ▲0.7 % NASDAQ 25,315 ▼0.48 % NAFTA 96.18 ▼7.63 % ARI 3,955 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

‘Konsensusi, mekanizmi i vetëm për reformën’, Opozita i kërkon PS në Këshillin Politik të pranojë eskpertizën e OSBE/ODIHR

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i dërguan një letër tjetër PS që OSBE/ODIHR të pranohet si mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Për këtë palët kanë rënë dakord që në marrëveshjen e 14 Janarit, kur u ngrit Këshilli Politik për të plotësuar 1 nga 15 kushtet e BE, reformën konsensuale zgjedhore.

“Është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë që, me qëllim gjetjen e konsensusit në Këshill, mosdakordësia për çështjen themelore të koalicioneve zgjedhore, t’i dërgohet menjëherë e pa vonesë OSBE/ODIHR-it.” – theksojnë përfaqësuesit e opozitës.

Në letrën drejtuar Damian Gjiknurit, opozita thekson se qëndrimi i deritanishëm i PS ka bllokuar Këshillin dhe ka minuar zbatimin e Marrëveshjes së 14 Janarit.

LETRA E PLOTË E PËRFAQËSUESVE TË OPOZITËS:

Z. Gjiknuri,

Këshilli Politik funksinon vetëm mbi tërësinë e rregullave të marrëveshjes politike të 14 janarit 2020 dhe mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve duke iu drejtuar OSBE/ODIHR-it është rregull themelor i saj. Pa zbatimin e këtij mekanizmi nuk ka zgjidhje të pranuara siç përcakton marrëveshja dhe pa zgjidhje të pranuara nuk ka konsensus në reformën zgjedhore. Konsensusi është mekanizmi themelor i funksionimit të Këshillit Politik si instrumenti vendimarrës për çdo ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Mesazhet e partnerëve ndërkombëtarë kanë qenë të qarta që palët në Këshill të kërkojnë konsensusin në kuadër të Këshillit Politik. Reforma zgjedhore konsensuale është një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për antarësim në BE. Është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë që me qëllim gjetjen e konsensusit në Këshill, mosdakordësia për çështjen themelore të koalicioneve zgjedhore që tashmë është shtruar publikisht dhe zyrtarisht në Këshill nga opozita, t’i dërgohet menjëherë e pa vonesë OSBE/ODIHR-it.

Qëndrimi juaj refuzues i shprehur në të gjitha seancat e Këshillit Politik që nga data 14 shtator e së fundmi me shkresën e datës 29 shtator 2020, është bërë pengesë dhe ka bllokuar funksionimin e Këshillit Politik si dhe ka minuar zbatimin e Marrëveshjes se 14 janarit. Bllokimi nga ana juaj i funksionimit të Këshillit Politik, refuzimi për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR-it, si dhe tentativa për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor në shkelje të marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit, po venë në rrezik hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Opozita do të vazhdojë të ngulë këmbë në Këshillin Politik që rregullat e funksionimit të tij të zbatohen të plota, konsensusi të jetë mekanizmi i vetëm. Në këtë kuadër ripërsërisim kërkesën tonë që Këshilli t’i drejtohet si hap i parë, pa asnjë vonesë tjetër, OSBE/ODIHR-it. Kjo do t’i hapë rrugë shqyrtimit të çështjeve të tjera ku rëndësi ka hapja e plotë e listave të kandidatëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.