☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,715 ▼0.37%
DOW 52,257 ▼0.42%
NASDAQ 26,215 ▼1.26%
NAFTA 100.43 ▼2.29%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,736 ▲ +1.48% ETH $2,367 ▲ +1.44% XRP $1.3085 ▼ -0.25% SOL $102.5500 ▲ +1.53%
S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorative në nderim të Eliot Engel

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, në bashkëpunim me veprimtarin Harry Bajraktari, ka organizuar një mbrëmje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së kongresistit amerikan Eliot Engel.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, në bashkëpunim me veprimtarin Harry Bajraktari, ka organizuar një mbrëmje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së kongresistit amerikan Eliot Engel.

Ceremonia u hap nga ambasadori Blerim Reka dhe veprimtari Bajraktari, në praninë e familjarëve të Engel-it, bashkëshortes Pat dhe vajzës Julia, si dhe zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt, përfshirë ish-shefin e stafit John Calvelli.

Pas një minute heshtjeje në nderim të kongresistit Engel dhe kontributit të tij shumëvjeçar për çështjen shqiptare dhe të Kosovës në Kongresin e SHBA-së, u mbajtën fjalime përkujtimore nga të pranishmit.

Ambasadori Reka vlerësoi Engel-in si një nga mbështetësit më të mëdhenj amerikanë të Kosovës, duke theksuar mbi tre dekada përkushtim të tij ndaj kauzës kosovare.

Ai rikujtoi takimin e parë me të në vitin 1995, si dhe vizitën e Engel-it në Prishtinë në vitin 1996, kur ai ngriti flamurin amerikan në Zyrën Informative Amerikane.

Reka solli gjithashtu në kujtesë deklaratën e Engel-it në vitin 1998 në kufirin Kosovë–Maqedoni, kur atij iu ndalua hyrja nga forcat serbe, duke theksuar se “Së shpejti do t’ia ndalojmë atij hyrjen në Kosovë”, një deklaratë që u bë realitet pas vitit 1999.

“Falënderim i përjetshëm për këtë zë të Kosovës në Uashington. Lavdi kongresistit Eliot Engel”, u shpreh Reka.

Veprimtari Harry Bajraktari theksoi bashkëpunimin e gjatë me Engel-in që nga vitet ’80, duke vlerësuar rolin e tij në avancimin e çështjes së Kosovës në institucionet amerikane, përfshirë Kongresin, Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoni ndanë kujtime edhe ish-shefi i stafit John Calvelli, biznesmeni shqiptaro-amerikan Martin Shkreli, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” Vatra, Elmi Berisha, si dhe aktivistë e personalitete të tjera shqiptaro-amerikane.

Mbrëmja u përshkrua si një shprehje e mirënjohjes së thellë për një mik të madh të shqiptarëve, kontributi i të cilit në mbështetjen e Kosovës në SHBA vlerësohet i paharrueshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.