Kronika

Korçë, vidhet transformatori dhe pompa, 200 familje pa ujë

200 familje të fshatit Veliternë në rrethin e Korçës kanë mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të vjedhjes së transformatorit të energjisë elektrike dhe pompës në stacionin e shpërndarjes së ujit.

Vjedhja është konstatuar në momentin e kontrollit për gjetjen e problemit për mungesën e ujit të pijshëm në fshat.

Dyshohet se vjedhja është kryer nga një grup personash që kanë marrë këto materiale për t’i shitur për skrap.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa grupet e punës për rivendosjen e një transformatori dhe pompe të re në stacionin e shpërndarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button