☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $63,726 ▼ -0.36% ETH $1,714 ▼ -1.19% XRP $1.1325 ▼ -1.27% SOL $72.8900 ▲ +0.86%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Korfuz, dështon tentativa për arratisje e 25 të dënuarve me burg të përjetshëm

Autoritetet greke kanë shmangur një arratisje nga burgu i sigurisë së lartë në ishullin e Korfuzit.

Siç rrëfejnë ata vetë, plani për largimin e të paktën 25 të dënuarve me burgim të përjetshëm nga burgu më famëkeq në Greqi, është zbuluar fare rastësisht.

Sipas policisë së Korfuzit, ka qenë një kalimtar i rastit që po kalonte në rrugën jashtë burgut, i cili u tha gardianëve se qeni i tij kishte zbuluar një vrimë të vogël në rrugicën pranë dhe se nga nëntoka dëgjohej zhurmë gërmimi.

Pak çaste më vonë, qindra forca policore bllokuan zonën, ndërsa brenda godinës rojet zbuluan galerinë e nëndheshme prej 15 metrash, që të nxirrte në një pyll të vogël jashtë burgut.

Nën krevatet e të gjitha qelive të zonës “Z” të burgut u gjetën sasi të mëdha dheu, që të burgosurit e kishin depozituar për të mos e parë rojet. Në këtë zonë të burgut mbahen disa nga të dënuarit më të rrezikshëm të sistemit penitenciar të Greqisë, kryesisht të dënuar me burgim të përjetshëm, ose mbi 25 vite burg për krime të rënda.

Koka e këtij plani dyshohet se është një i dënuar grek nga Larisa, ndërsa në listën e atyre që dyshohet se do të arratiseshin ndodhen grekë, disa shqiptarë, një turk dhe një sirian.

Policia thotë se, ata do të shfrytëzonin praninë e mijëra turistëve, që vizitojnë ishullin grek të Korfuzit për pushimet e verës, për t’u larguar nga ishulli pa u kapur prej policisë. Kjo është tentativa e dytë për arratisjen nga burgu i Korfuzit.

Edhe para 19 vitesh, 40 të dënuar shqiptarë ishin arratisur në të njëjtën mënyrë nga qelitë e tij, por që të gjithë u kapën brenda pak ditësh.

Burgu i Korfuzit konsiderohet si institucioni më famëkeq në Greqi. Ai është ndërtuar në vitet 1800 dhe shumica e qelive të tij ndodhen nën nivelin e detit, me lagështirë të lartë, mungesë ajrimi dhe kushte që konsiderohen çnjerëzore.

Ekspertë të organizmave ndërkombëtarë që e kanë vizituar atë, e krahasojnë me një ferr të vërtetë. Në këtë burg dërgohen kryesisht të dënuar për vepra të rënda penale. Midis tyre ndodhen edhe shumë shqiptarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.