Bota

Koronavirusi i ri do të ndikojë rëndë mbi industrinë e aviacionit

Thomas Reynaert, drejtori menaxhues i Aviacionit për Evropën, thotë se industria e aciacionit ka mundësi të pësojë uljen më të madhe qysh nga kriza financiare e 2008-s.

Shoqëritë ajrore në mbarë botën kanë marrë masa të ashpra për përballimin e rënies së kërkesave, përfshirë pakësimin e linjave, përdorimin e aeroplanëve më të vegjël dhe bllokimin e pagesave.

Një e katërta e aeroplanëve të linjave të shkurtra të kompanive të aviacionit si “Lufthansa” etj., i kanë ndërprerë fluturimet.

“Ryanair”, operatori më i madh evropian i linjave të shkurtra, ka anuluar qindra fluturime, përfshirë 25% të fluturimeve për dhe nga Italia.

Por kryeekzekutivi i kompanisë Michael O’Leary shpreson se masat do të jenë afatshkurtra.

Vetëm para disa javësh, industria e aviacionit shpresonte se virusi do të kufizohej vetëm në Kinë. Por me përhapjen e tij të shpejtë në Evropë, është e paqartë për kompanitë e aviacionit sa kohë do të zgjatë rënia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button