☁️
Tiranë 22°C · Vranët 05 May 2026
S&P 500 7,257 ▲0.78%
DOW 49,241 ▲0.61%
NASDAQ 25,310 ▲0.97%
NAFTA 102.16 ▼4%
ARI 4,593 ▲1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
₿ CRYPTO
BTC $81,331 ▲ +3.46% ETH $2,390 ▲ +2.49% XRP $1.4129 ▲ +1.6% SOL $85.6800 ▲ +2.11%
S&P 500 7,257 ▲0.78 % DOW 49,241 ▲0.61 % NASDAQ 25,310 ▲0.97 % NAFTA 102.16 ▼4 % ARI 4,593 ▲1.32 % S&P 500 7,257 ▲0.78 % DOW 49,241 ▲0.61 % NASDAQ 25,310 ▲0.97 % NAFTA 102.16 ▼4 % ARI 4,593 ▲1.32 %
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
05 May 2026
Breaking
Ekonomia

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë firmos urdhrin e ri: Ja cilat institucione e shërbime do të mbyllen

Po kështu deri më 3 prill do të ndalohen aktivitete sportive, sociale dhe kulturore, ekskursione mësimore, konkurse e specializime.

Ndërkohë në urdhrin e firmosur nga Ministria e Shëndetësisë bëhet thirrje që gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhe në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njeriut nga njeriu.

Urdhri i ri i firmos nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  Ogerta Manastirliu për masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19:

1- Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të

Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate

Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi

2-  Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:

Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;

Eksursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;

Procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.

3-            Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhe në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njeriut nga njeriu.

4-            Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

5-            Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

6-            Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimimësinë e shërbimti dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

7-            Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.