☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,749 ▲1.08%
DOW 51,231 ▲0.6%
NASDAQ 27,330 ▲1.7%
NAFTA 88.74 ▼4.45%
ARI 4,205 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $85,942 ▲ +2.03% ETH $2,726 ▲ +0.95% XRP $1.5253 ▲ +2.53% SOL $121.3300 ▲ +2.8%
S&P 500 7,749 ▲1.08 % DOW 51,231 ▲0.6 % NASDAQ 27,330 ▲1.7 % NAFTA 88.74 ▼4.45 % ARI 4,205 ▲0.07 % S&P 500 7,749 ▲1.08 % DOW 51,231 ▲0.6 % NASDAQ 27,330 ▲1.7 % NAFTA 88.74 ▼4.45 % ARI 4,205 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE kundërshton kërcënimet e SHBA-së për rezervat e naftës

BRUKSEL, 2 tetor /ATSH-AFP/- Bashkimi Evropian kundërshtoi sot kërcënimet e Shteteve të Bashkuara të AMerikës për ndalimin e eksporteve të naftës diezel, ndërsa Uashingtoni po ushtron presion ndaj vendeve evropiane që të përdorin rezervat e tyre strategjike për të ulur çmimet e karburanteve.

Komisioni Evropian deklaroi se BE-ja e kundërshton plotësisht një ndalim të eksporteve të dizelit.

Zëdhënësja Anna-Kaisa Itkonen tha se një masë e tillë nuk do t’i shërbente askujt dhe do të dëmtonte besimin te Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një partner i besueshëm.

Në të njëjtën kohë, BE-ja shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për mundësinë e çlirimit të rezervave të karburanteve.

Qëllimi është rritja e furnizimit dhe frenimi i rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë me presidentin amerikan Donald Trump dhe kërkoi që vendet e G7 të veprojnë në mënyrë të koordinuar.

Zyra e Macronit tha se vendet e G7 kanë interes të përbashkët të bashkëpunojnë dhe të shmangin kufizimet ndaj eksporteve.

Presioni amerikan u shtua një ditë më parë, kur sekretari i Thesarit Scott Bessent u kërkoi partnerëve evropianë të përshpejtonin përmbushjen e angazhimeve ekzistuese dhe të vinin menjëherë në dispozicion furnizime shtesë për të përballuar mungesat e dizelit.

Sipas tij, fermerët, transportuesit dhe bizneset amerikane nuk duhet të mbajnë barrën e mungesës globale të karburantit.

Sipas kreut të IEA-së, Fatih Birol, vendet anëtare të organizatës ende nuk kanë nxjerrë në treg të gjitha rezervat që kishin premtuar në mars. Në atë kohë, 32 vendet anëtare ranë dakord të çlironin 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, në operacionin më të madh të këtij lloji të ndërmarrë ndonjëherë nga IEA.

Birol tha se rreth një e treta e këtij vëllimi ende nuk kishte mbërritur në treg.

Ai shtoi se ekziston mundësia për lirime të tjera, pasi rreth 80 për qind e rezervave totale të IEA-së ende mbeten të disponueshme.

Çmimet e diezelit në SHBA dhe Evropë kanë arritur nivele rekord, të ndikuara nga lufta SHBA-Iran dhe nga sulmet ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike ruse.

Në SHBA, çmimi mesatar i dizelit është rritur me më shumë se 70 për qind që nga fillimi i luftës, duke arritur në 6,39 dollarë për gallon, sipas shoqatës së automobilistëve AAA.

Administrata Trump ka hedhur në diskutim ndalimin e eksporteve amerikane të dizelit, një masë që ka shkaktuar shqetësim në Evropë për shkak të varësisë së saj nga importet e karburanteve.

Komisioneri evropian për Tregtinë, Maros Sefçoviç, paralajmëroi se një ndalim i tillë mund të ketë pasoja të konsiderueshme për ekonominë evropiane.

Ndërkohë, një zyrtar amerikan tha se Evropa dhe SHBA-ja kanë interes të përbashkët për të rritur furnizimin me produkte të rafinuara dhe për të ulur kostot për konsumatorët. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.