☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,748 ▲1.06%
DOW 51,221 ▲0.58%
NASDAQ 27,323 ▲1.68%
NAFTA 88.83 ▼4.35%
ARI 4,207 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $85,930 ▲ +2.45% ETH $2,725 ▲ +1.45% XRP $1.5258 ▲ +3.14% SOL $121.3200 ▲ +3.52%
S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 51,221 ▲0.58 % NASDAQ 27,323 ▲1.68 % NAFTA 88.83 ▼4.35 % ARI 4,207 ▲0.1 % S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 51,221 ▲0.58 % NASDAQ 27,323 ▲1.68 % NAFTA 88.83 ▼4.35 % ARI 4,207 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kosova

10 kompanitë që po zgjerohen më së shumti në Kosovë, sipas Astrit Panxhës

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka publikuar një listë me dhjetë kompani që, sipas tij, mund të jenë ndër performueset më të mira të vitit 2026 në Kosovë. Në listë janë përfshirë kompani nga sektorë të ndryshëm, përfshirë tregtinë, prodhimin, teknologjinë, energjinë, telekomunikacionin, industrinë farmaceutike dhe ndërtimin.

Në Kosovë flitet shumë për parashikimet e fituesve të zgjedhjeve, për Big Brother-in apo edhe për atë se cila video do të bëhet virale. Për biznesin, ndërkaq, flasim kryesisht në terma të përgjithshëm dhe shumë më rrallë përpiqemi të parashikojmë se cilat kompani individuale mund të kenë performancë të mirë.

Kështu tha Astrit Panxha përmes një postimi të tij në rrjetin social në Facebook duke bërë përzgjedhjen e dhjetë kompanive që, sipas tij, mund të jenë ndër performueset më të mira të vitit 2026 në Kosovë.

Lista, siç sqaron Panxha, bazohet në informacione publike, performancën historike dhe reputacionin menaxherial.

Ai thekson se nuk ka pasur qasje në bilancet e kompanive dhe se lista nuk përbën renditje sipas madhësisë apo profitabilitetit. Synimi, sipas tij, ka qenë që të përfshihen kompani nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Panxha vlerëson se zgjerimi i kompanisë përtej Kosovës, veçanërisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, nuk është shoqëruar me një periudhë të thjeshtë konsolidimi.

Përkundrazi, sipas tij, kompania po vazhdon me blerje dhe investime në logjistikë.

Lista e plotë e këtyre kompanive:

  1. Viva Fresh Store

Po fillojmë me Viva Fresh Store nëse do të kisha mundësi me investu në aksionet e kësaj kompanie, do ta bëja menjëherë. Pas zgjerimit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, dikush do të priste konsolidim. Por jo shok dhe shoqe, menaxhmenti po vazhdon me blerje dhe investime në logjistikë, pa u ndal! Viva Fresh nuk është ma vetëm rrjet supermarketesh nga Kosova; po bëhet grup i fuqishëm rajonal dhe besoj se mund ta arrijë shumë shpejt qarkullimin prej një miliard eurosh.

  1. Frutex

Kampion i prodhimit në Kosovë. Shqiponja jonë i ka hapë krahët dhe po fluturon ku pon donë. Frutex ka investu në një objekt të madh në Gjermani, i cili po përgatitet si bazë logjistike për distribuim në Evropë. Golden Eagle Energy Drink nuk është ma vetëm brend i Kosovës, por një nga brendet e para shqiptare që po ndërton njohje globale.

  1. SPEEEX

Kompania SPEEEX ka nisë një trend që besoj se është ndër lajmet ma të mira për ekonominë tonë. Shumë njerëz krijojnë kompani me shpresën që një ditë t’ia shesin ndonjë zvicerani apo gjermani. SPEEEX e ka bërë të kundërtën: me financim deri në 13 milionë euro nga EBRD-ja, ka blerë shumicën e aksioneve në tri kompani zvicerane. Zvicër, na i ke marrë futbollistët; tash kemi fillu me t’i marrë kompanitë!

  1. Green House SH.P.K.

Edhe emri tregon për çka po flasim: për njërën nga kompanitë me rritjen ma të shpejtë në këtë sektor, sektorin e shtëpive të parafabrikuara. Green House ka qenë eksportuesi ma i madh në këtë sektor, por me investimin në fabrikën e re, me kapacitet deri në katër shtëpi në ditë, shtine lapsin edhe bëje llogarinë. Shumë shpejt ka me e arritë eksportin prej 50 milionë eurosh!

  1. Kosmonte Foods

Kosmontefoods njihet si kompani e fuqishme e distribucionit, por tash po bën një hap shumë ma të guximshëm: po investon mbi 11 milionë euro në përpunimin e pemëve, perimeve dhe mishit të shpezëve. Gjithmonë më gëzon kur kapitali i krijuar nga tregtia investohet në prodhim. Kombimin distribucion edhe prodhim ka me qen shumë i sukseshëm.

  1. Grupi CDI

Grupi CDI që qëndron pas Interex, IP Petrol-it, American Retail Park dhe tash Shell Kosova po ndërton një ekosistem shumë të fuqishëm. Sipas raportimeve mediale, Shell Kosova është blerë për rreth 60 milionë euro. Ka raportime edhe për zgjerim drejt Maqedonisë së Veriut ku e ka blerë Tinex rrjetin e shitjes me pakicë. Ncse vazhdon me këtë ritëm, CDI mund të bëhet grup i fuqishëm rajonal. Dalëngadalë, Kosova po bëhet “king” i retail-it në rajon.

  1. Buçaj

Kush e njeh Buçaj, e di se kjo kompani është sinonim i disiplinës në distribuim dhe shitje. Ka përvojë, reputacion dhe vazhdimësi në rritje. Hyrja e IQOS-it në treg pritet t’i japë shtytje shtesë shitjeve dhe qarkullimit gjatë vitit 2026. Duke i njoft nuk besoj që ndalen me kaq.

  1. Telekomi i Kosovës

Prania e një kompanie shtetërore në këtë listë është befasi për të mirë. Pas shumë vitesh keqmenaxhim dhe keqpërdorime, Telekomi po merr frymë përsëri. Po investon, po e konsolidon pozitën në treg dhe, në vend se të marrë mjete nga Qeveria, po i shlyen obligimet nga aktiviteti i vet. Respekt për menaxhmentin VALA po jep sinjal përsëri, edhe financiarisht.

  1. Trepharm

Po të operonte në një treg më të madh dhe me përkrahje institucionale, Trepharm do të kishte potencial për qarkullim shumë ma të lartë mbi 100 milionë euro. Kompania ka mbi 120 produkte, më shumë se 250 punëtorë dhe është certifikuar me EU-GMP. Ky standard ia hap rrugën tregut evropian dhe pres të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e eksporteve.

  1. Dukagjini Resort

Në fund, por jo për nga rëndësia qershia mbi tortë. Dukagjini Resort është emër i njohur në media dhe botime, por është bërë fuqi edhe në ndërtim. Së fundmi ka hyrë fuqishëm në Shqipëri. Vetëm projekti te Rana e Hedhun përfshin rreth 80 milionë euro investim, ndërsa projekte të tjera janë në përgatitje. Ambicia, pra, nuk përfundon te këto 80 milionë.

Këto kompani po e vendosin Kosovën në hartë jo me fjalime, por me fabrika, blerje, eksporte, teknologji dhe standarde ndërkombëtare. Cila kompani mendoni se mungon në këtë listë?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.