Kosova dënon me burgim të përjetshëm terroristët serbë të sulmit në Banjskë, Serbia ende pa aktakuzë për ngjarjen e…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar ditën e djeshme me burgim të përjetshëm Bllagoje Spasojeviçin dhe Vladimir Tolliçin të akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Po ashtu ka dënuar me 30 vite burg për Dushan Maksimoviçin. Tre të akuzuarit janë pjesë e një grupi prej 45 individësh, ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë rreth një vit pas sulmit në pjesën veriore të Kosovës, duke përfshirë këtu Millan Radoiçiçin, ish-nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe, i cili në aktakuzë cilësohet si “kreu i grupit terrorist”. Gjykata vendosi ta veçonte procedurën penale ndaj Spasojeviçit, Toliçit dhe Maksimoviçit, të cilët ndodhen në paraburgim nga shtatori i 2023, kurse për 42 të tjerë refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për gjykim në mungesë.

Tre të akuzuarit i kanë mohuar akuzat dhe kanë pretenduar se nuk e kishin qëllim vrasjen e askujt, e aq më pak bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, ashtu siç thotë aktakuza. Përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë e ka marrë Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon përkrahjen e Beogradit zyrtar. Për Radoiçiçin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”. 42 të dyshuarit akuzohen për terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa Radoiçiç akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, si dhe për pastrim parash. Banjska me vendim në Prishtinë, e pa aktakuzë në Beograd Edhe pse në Prishtinë u shpall dje vendimi i parë për sulmin në Banjskë, në Beograd nuk është ngritur ende as aktakuzë. Pavarësisht thirrjeve të Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Kryeministër, qetësohu, ose qeveris, ose lësho rrugë Nënkryetarja e PDK-së dhe deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, duke i bërë thirrje të “qetësohet” dhe të marrë përgjegjësi për qeverisjen.
“Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh?”, ka shkruar Çitaku. BE-së, SHBA-së dhe NATO-s, si dhe premtimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se përgjegjësit do të ndiqen penalisht, kjo nuk ka ndodhur. Për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, edhe pas gati tre vjetësh nuk ka aktakuzë ndaj organizatorit Millan Radoiçiç, i cili ndodhet në Beograd. Atij i ndalohet ende të largohet nga vendi i tij i banimit dhe është i detyruar të paraqitet në polici, konfirmon për Radion Evropa e Lirë Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa Zyra e Prokurorit hesht për aktakuzën. “Aktakuza për Banjskën do ta diskreditonte presidentin e shtetit, ushtrinë, policinë dhe politikën e Serbisë dhe të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) ndaj Kosovës”, thotë ai.
Mesazhi i fortë nga Albulena Haxhiu Nga ana tjetër, ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, deklaroi dje se vendimi për dënimin e tre prej të akuzuarve për sulmin në Banjskë është dëshmi se sulmi ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit nuk mbetet pa ndëshkim. Megjithatë, Haxhiu shton se drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë nuk përfundon këtu, por se do të përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit në krye me Milan Radoiçiçin të dalin para drejtësisë.
“Me aktgjykimin e shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviç me 30 vjet burgim për sulmin terrorist në Banjskë. Sot foli rendi kushtetues i Kosovës të cilin rreshteri Afrim Bunjaku e mbrojti deri në fund. Ky vendim është dëshmi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ndaj rendit kushtetues dhe ndaj sigurisë së vendit tonë nuk do të mbetet pa ndëshkim. Megjithatë, drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë nuk përfundon këtu. Ajo përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit në krye me terroristin Millan Radoiçiç të dalin para drejtësisë. Lavdi Afrim Bunjakut, heroit tonë!”, shkruan Albulena Haxhiu në rrjetet sociale.

Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.