Kryeparlamentari Meta, “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pritet të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gjilanit.
Kryeparlamentari Meta po qëndron në qytetin e Gjilanit, dhe tashmë është futur në ndërtesën e Komunës, ndërsa titulli pritet t’i jepet nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Pas marrjes së këtij titulli, Meta dhe Haziri do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, më pas kryeparlamentari i Shqipërisë do të takohet me përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra”, e cila tubon veprimtarë nga Lugina e Preshevës si dhe do të vizitojë gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Vizita njëditore e Metës në Kosovë do të përfundojë me një akademi me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e cila do të mbahet në Teatrin e Qytetit.