☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.70 ▲1.8%
ARI 4,082 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,186 ▲ +0.58% ETH $2,357 ▲ +0.45% XRP $1.3280 ▲ +0.37% SOL $102.2400 ▲ +1.08%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.70 ▲1.8 % ARI 4,082 ▲0.19 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.70 ▲1.8 % ARI 4,082 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosova nis përgatitjet për projektligjin e kriptovalutave

Kosova ka hedhur një hap të parë sa i përket ligjit për kriptovalutat. Nëpërmjet një njoftimi, deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statofci, bëri të ditur se ka bërë kërkesë në Komisionin Parlamentar për Ekonomi që të bëhet një hulumtim legjislativ lidhur me këtë industri.

Në këtë njoftim, Statovci ka thënë se “Nevoja për vëmendje ndaj këtij sektori është rritur ende më shumë edhe nga informatat shqetësuese në raport me konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht nga keqpërdorimet me energjinë nga grupe të ndryshme ndëretnike që veprojnë në komunat e veriut të Republikës së Kosovës”.

Ajo ka publikuar edhe letrën me të cilën ka bërë kërkesë në kuadër të Komisionit për Ekonomi, për hulumtim legjislativ se si është e rregulluar kjo industri në vendet e rajonit, veçanërisht në Shqipëri, dhe në vendet e Bashkimit Europian.

Hulumtimi është propozuar që të trajtojë kategorizimin e kriptovalutave dhe format e taksimit, shembujt se si shtetet që kanë avancuar me legjislacion, janë siguruar që kjo industri të ketë pajtueshmëri me ligjet vendore dhe ndërkombëtare të transferimit të parave dhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe lejimin/rregullimin e mihjes së kriptovalutave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.