🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,317 ▼0.32%
DOW 50,230 ▼1.04%
NASDAQ 24,373 ▲0.18%
NAFTA 81.57 ▼3.64%
ARI 3,741 ▼3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $63,142 ▼ -0.85% ETH $1,767 ▼ -0.96% XRP $0.9785 ▲ +2.41% SOL $73.5500 ▲ +1.9%
S&P 500 7,317 ▼0.32 % DOW 50,230 ▼1.04 % NASDAQ 24,373 ▲0.18 % NAFTA 81.57 ▼3.64 % ARI 3,741 ▼3.2 % S&P 500 7,317 ▼0.32 % DOW 50,230 ▼1.04 % NASDAQ 24,373 ▲0.18 % NAFTA 81.57 ▼3.64 % ARI 3,741 ▼3.2 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kosova renditet e 14-ta në botë për siguri dhe rend publik, krahas Danimarkës dhe Finlandës

Kosova renditet ndër 15 vendet e para në botë për sigurinë dhe rendin, sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, të publikuar nga organizata ndërkombëtare Gallup.

Sipas tabelës së Gallupit, Kosova ka marrë 90 pikë nga 100 të mundshme, duke u pozicionuar në vendin e 14-të në renditjen e publikuar, me rezultat të njëjtë me Danimarkën, Finlandën dhe Hong Kongun.

Me këtë rezultat, Kosova renditet para shumë vendeve të njohura evropiane, përfshirë Austrinë, Gjermaninë, Portugalinë, Spanjën dhe Francën.

Në raport me vendet e rajonit, Kosova ka rezultat më të lartë se Shqipëria, e cila ka 86 pikë, Mali i Zi me 84 pikë dhe Serbia me 82 pikë.

Në krye të renditjes globale qëndron Taxhikistani me 96 pikë, i ndjekur nga Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me nga 95 pikë, ndërsa Vietnami renditet me 94 pikë.

Indeksi i Ligjit dhe Rendit i Gallupit mat disa dimensione të sigurisë së përditshme. Ai përfshin perceptimin e qytetarëve për sigurinë gjatë ecjes vetëm natën, besimin në policinë lokale, si dhe përvojat me vjedhjet dhe sulmet fizike gjatë 12 muajve të fundit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.