Kosovë-Austri/ Rangnick për “Stadiumin Fadil Vokrri”: Në 41 vite s’kam parë terren si ky!
“Terreni është në kushte të rënda, një katastrofë. Në 41 vite karrierë nuk kam parë kurrë një fushë të mbajtur kaq keq”. Ralf Rangnick në vigjilje të ndeshjes mes Austrisë së tij dhe Kosovës ka qenë kritik për terrenin e lojës ku dy skuadrat do të vendosin nesër fatet e tyre në Grupin 3 të Ligën B të Nations League.
68-vjeçari mes të tjerash tha se këto kushte nuk ishin të favorshme për të dy skuadrat duke vlerësuar se një ekip si Kosova, e cila pëlqen të luajë shumë me topin, do ta ketë të vështirë që të aplikojë lojën e saj. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.