☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.76 ▲2.81%
ARI 4,538 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,899 ▲ +11.68% ETH $2,285 ▲ +19.12% XRP $1.1524 ▲ +14.82% SOL $87.4200 ▲ +13.17%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.76 ▲2.81 % ARI 4,538 ▼0.16 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.76 ▲2.81 % ARI 4,538 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Kosovë, krahu i luftës shpall fitoren PAN

Vetëm pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve në Kosovë, fitues doli koalicioni i ish-krerëve të UÇK-së, me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër.
Rezultatet e para i dhanë epërsi koalicionit që për ide kishte fillimin e ri. Në Sheshin “Skënderbej” të Prishtinës festa filloi të bëhej gati pas reagimeve të para.
Orë më vonë, në shesh arritën partnerët Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, të cilët thanë se do ta formojnë qeverinë shpejt.
“E dimë që na presin shumë punë në Kosovë, por jemi bashkë për t’i bërë këto punë. Urime për fitoren”, tha Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së.
Ndërsa Kadri Veseli, kreu i PDK-së, theksoi: “Do të punojmë fuqishëm për ju. Sot ju keni vendosur për 4 vitet e qeverisjes, për fillimin e ri”.
Por, njëkohësisht lëvizja Vetëvendosje shpalli se është subjekti politik më i madh në vend. Organizoi festën në fillim të sheshit kryesor, jo shumë larg festës së të parit në zgjedhje. Rezultati e gëzon këtë lëvizje edhe për faktin që koalicioni i ish-krerëve të UÇK-së nuk do të mund ta formojë qeverinë lehtë pa dy partnerë.
“Ne kemi fituar, por kjo fitore është juaja. Kanë fituar qytetarët, ka fituar guximi mbi frikën, ka fituar shpresa mbi dëshpërimin dhe ka fituar dashuria mbi indiferencën”, tha Albin Kurti.
I hidhëruar duket se ka qenë vetëm kreu i LDK-së, kryeministri në largim, Isa Mustafa. Koalicioni rreth partisë së tij doli i treti.
“Ne po presim me qetësi rezultatin zgjedhor, që pa dyshim do të nxjerrë fitues koalicionin e qendrës së djathtë”, deklaroi Mustafa.

Kur janë numëruar shumica e votave, në ditët e ardhshme pritet vlerësimi i zgjedhjeve dhe certifikimi i rezultateve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.