🌧️
Tiranë 18°C · Shi i lehtë 07 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 92.97 ▼2.22%
ARI 4,739 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $81,161 ▼ -0.89% ETH $2,335 ▼ -2.45% XRP $1.4152 ▼ -1.76% SOL $89.5200 ▲ +0.77%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 92.97 ▼2.22 % ARI 4,739 ▲0.96 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 92.97 ▼2.22 % ARI 4,739 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Ekonomia

Kostot e koncesioneve u rritën; Ahmetaj shpjegon në Kuvend paketën 1 miliardë euro

Në Kuvend është debatuar sot në lidhje me kostot e rritura te kontratave koncesionare. Ministri i Financave tregoi se bëhet fjalë për 1.2 miliardë euro investime që nuk mund të bëheshin me paratë e buxhetit të shtetit. Ndërsa deputeti socialist Erjon Braçe kërkoi se përse rrugët me koncesion kanë vlerë më të madhe se sa ato të parashikuara në buxhetin e 2018.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj projektin 1 miliardë euro të koncesioneve duke shpjeguar para deputetëve se pse qeveria vendosi t’i ndërtojë rrugët me partneritet publik privat.

“Bëhet fjalë për 1.2 miliardë euro investime që nuk I bënim dot me buxhetin e shtetit”, u shpreh Ahmetaj.

Sipas ministrit të financave nëse nuk do të ishte zgjedhur kjo mënyrë ndërtimi i rrugës së Arbrit apo mirëmbajtja e Durrës-Kukës do të ishte e pamundur për financat e shtetit edhe për një dekadë në vijim. Por Erion Braçe kërkoi arsyet se pse janë rritur kostot?

“Thumanë-Kashar u tha në fillim me 33 miliardë lekë ndërkohë që tani po na del me një vlerë tjetër. Mund ta di arsyen se pse?”, pyeti Braçe.
“Në fillim ishte ide, kurse tani është projekt i detajuar dhe është kostuar sipas manualit të çmimeve të AKBN”, tha Ahmetaj.

Kreu i financave tha se kostot janë rritur edhe për rrugët e ndërtuara nga buxheti I shtetit duke marrë shembull autostradën Tiranë-Elbasan.

Në total kontratat koncesionare arrijnë në 807 miliardë lekë ose 46 për qind e prodhimit kombëtar, por gati gjysma e tyre janë në energji. Ndërkohë që duke ju përgjigjur akuzave të opozitës për rritje borxhi, Ahmetaj tha se koncesionet nuk klasifikohen si borxh dhe vendimi për këtë është marrë nga ish qeveria e partisë demokratike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.