☁️
Tiranë 22°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 99.90 ▲2.13%
ARI 4,135 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,280 ▲ +2.02% ETH $2,447 ▲ +2.39% XRP $1.3519 ▲ +4.37% SOL $106.1400 ▲ +1.87%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.90 ▲2.13 % ARI 4,135 ▼0.19 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.90 ▲2.13 % ARI 4,135 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi, lexoi para mediave vendimin për shpalljen e bojkotit në të gjitha universitetet e vendit.

Sipas tij, bojkoti nis nga sot deri në një njoftim të dytë, shkruan A2.

“Kryesia, në mbledhjen e 20 tetorit, në sheshin e protestës vendosi njëzëri bojkotin në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë. Studentët protestojnë për arsim, shëndetësi, llogaridhënie. Përgjigja e marrë ka qenë heshtja dhe dhuna ekstreme. Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen”, tha Kovaçi.

“Të ndalohet dhuna ndaj studentëve dhe protestuesve. Hetim për përdorimin e forcës policore dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që ushtruan dhe udhëhoqën dhunën. Trajtim i ligjshëm dhe dinjitoz i çdo të riu të ndaluar. Thirrje rektorëve të respektojnë vendimin dhe të mos ketë masa ndaj atyre që marrin pjesë në protestë”, shtoi Kovaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.