Krahason kryetaren me Hitlerin/ Largohet nga gara kandidati i “Fratelli d’Italia”, favorite për të fituar zgjedhjet
Ai shtoi se e kishte fjalën për një “gjerman” dhe jo për Benito Musolinin.Pas kësaj deklarate partia tha se zoti Pisano nuk e përfaqësonte më atë në asnjë nivel. Zonja Meloni është përpjekur të distancojë partinë nga rrënjët e saj neofashiste.
Pisano shprehu gjithashtu mbështetje për presidentin rus Vladimir Putin, sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.
E themeluar në vitin 2012, partia (Fratelli d’Italia) i ka rrënjët e saj politike në Lëvizjen Sociale Italiane, e cila lulëzoi nga fashizmi i diktatorit Benito Musolini. Partia mban logon e partive të ekstremit të djathtë të pasluftës: flaka trengjyrëshe, e perceptuar shpesh si zjarri që digjet në varrin e Musolinit.
Duke përqafuar një moto të vjetër të diskutueshme, “Zot, atdhe dhe familje”, zonja Meloni thotë se ajo dëshiron uljen e taksave dhe që presidenti i Italisë të zgjidhet me votë popullore.