Bota

Kreu i OKB-së kërkon solidaritet global për të luftuar COVID-19

Antonio Guterres-i thotë se udhëheqësit botërorë duhet të ofrojnë një përgjigje urgjente dhe të bashkërenduar ndaj krizës:

“Ne duhet të kalojmë menjëherë nga situata ku secili vend ndërmerr strategjitë e veta shëndetësore, në atë që siguron, me transparencë të plotë, një përgjigje të bashkërenduar globale, duke përfshirë ndihmën ndaj vendeve që janë më pak të përgatitura për ta zgjidhur krizën.”

Kreu i OKB-së tha gjithashtu se qeveritë duhet të japin mbështetje më të fortë për përpjekjet shumëpalëshe për të luftuar COVID-19.

Ai shtoi se sektori i urgjencës shëndetësore mund të jetë një nga fushat e veprimit, pasi sistemet shëndetësore janë vënë nën trysni edhe në vendet më të pasura:

“Shpenzimet për shëndetësinë duhet të shtohen menjëherë për të përmbushur nevojat urgjente dhe rritjen e kërkesës – shtimin e testimit, përmirësimin e objekteve, mbështetjen e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe sigurimin e furnizimeve të përshtatshme – me respekt të plotë për të drejtat e njeriut dhe pa stigmë.”

Guterres-i kërkoi gjithashtu bërjen e përpjekjeve për të trajtuar efektet e shpërthimit tek gratë e fëmijët dhe për të parandaluar që pandemia të kthehet në një krizë të shëndetit mendor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button