Politika

Kreu i PSD-së, Gjinushi: Të rikthehet rendi kushtetues për kandidimet

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka kërkuar rikthimin e rendit kushtetues për kandidimet për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Në një konferencë për mediat, ai akuzoi KQZ se po pengon qëllimisht kandidimet.

“Kolegji Zgjedhor me kurajo dhe profesionalizëm e meremetoi këtë situatë antiligjore më datë 15 maj. Po ndërkohë kishin përfunduar regjistrimet dhe KQZ nuk pranon ta zbatojë këtë vendim. E drejta kushtetues detyron: s’ka zgjedhje të lira pa konkurrim të lirë, s’ka lojë të ndershme me rregulla të pandershme, që ndryshojnë gjatë lojës. Gara nuk fitohet me çregjistrime antikushtetuese”, tha Gjinushi.

Madje, ai nuk kurseu edhe kritikat ndaj ish-aleatit të tij, Edi Rama.

“I kërkojmë kryetarit të shumicës qeverisëse të ndalë dhe të distancohet nga veprimet antikushtetuese dhe antiligjore, e deri policore që po përdoret ndaj kandidatëve dhe përfaqësuese të PSD-së dhe të kontribuojë në rikthimin e normalitetit kushtetues në zgjedhjet e ardhshme. Të mos përdorë më kundër nesh metoda e mjete që përdoreshin kundër tij në zgjedhjet e 2011-s. Nuk rilindin zgjedhjet e lira të një kryetari të KQZ-së, që vetëm kalon nga e djathta në të majtë, gjithnjë në krahë të pushetit e asnjëherë në krahë të ligjit”, tha Gjinushi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button