Kreu i Shërbimit Sekret Ushtarak; Kolonel Bardhyl Nuredinaj merr detyrën të mërkurën
Shqipëria ka dy shërbime inteligjente, shërbimin informativ shtetëror SHISH dhe agjencinë e inteligjencës dhe të sigurisë së mbrotjes AISM, apo siç njihet ndryshe ish-shërbimi informativ ushtarak.
Burime për Top Channel pohojnë se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka firmosur urdhërin që emrëron në krye të inteligjencës së ushtrisë kolonel Bardhyl Nuredinaj, i cili më parë ka qenë komandant në Qendrën e Personel Rekrutimit të Forcave të armatosura.
Kolonel Nuredinaj i merr zyrtarisht funksionet e kreut të AISM-së ditën e mërkurë, më 15 nëntor, mesa duket edhe pas dakordësimit me aleatët. Me ndryshimin e ligjit në vitin 2014 shefi i AISM-së nuk emërohet dhe as shkarkohet më me dekret të presidentit, por ky atribut i takon vetëm ministrit të mbrojtjes, ndërkohë që e paqartë është se çdo të ndodhë me SHISH-in.
Të hënën, dy javë pasi dha dorëheqjen pa asnjë shpjegim publik, Visho Ajazi Lika u propozua nga kryeministri Rama për ambasador të shqipërisë në Nato. Emri i tij do të shqyrtohet nga kreu i shtetit për të dytën herë brenda një periudhe të shkurtër, pas shkarkimit nga drejtimi i SHISH-it, këtë hërë për emërimin si ambasador në Aleancën e Atlantikut të Veriut, një post kyç dhe delikat ky edhe përsa u takon marrëdhieneve me aleatët e NATO-s.