☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,736 ▲0.34%
DOW 53,985 ▲0.19%
NASDAQ 26,564 ▲0.82%
NAFTA 76.91 ▼0.49%
ARI 4,412 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $65,280 ▲ +1.42% ETH $1,932 ▲ +1.37% XRP $1.0404 ▼ -0.58% SOL $74.2000 ▲ +1.38%
S&P 500 7,736 ▲0.34 % DOW 53,985 ▲0.19 % NASDAQ 26,564 ▲0.82 % NAFTA 76.91 ▼0.49 % ARI 4,412 ▲2.62 % S&P 500 7,736 ▲0.34 % DOW 53,985 ▲0.19 % NASDAQ 26,564 ▲0.82 % NAFTA 76.91 ▼0.49 % ARI 4,412 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Kronika

Krimet kibernetike nuk kursejnë as bankat e nivelit të dytë, Policia në gjashtë muaj regjistroi 250 raste

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, Policia e Tiranës ka regjistruar 250 raste të krimeve kibernetike, ku janë konstatuar 456 vepra penale të kryera.

Kemi një rritje prej 17.2% të evidentimit të veprave penale. Ka pasur raste kallëzimesh nga administratorë të autorizuar të subjekteve, si edhe kallëzime të paraqitura nëpërmjet rrugës shkresore. Gjithashtu, kemi konstatuar herë pas here raste kur qytetarë të ndryshëm kanë deklaruar se kanë marrë mesazhe që pretendohet se janë dërguar nga bankat e nivelit të dytë, ndërkohë që këto banka kanë konfirmuar se nuk kanë dërguar mesazhe të tilla”, u shpreh Anteo Memetaj.

Anteo Memetaj, Shef i Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike në policinë e kryeqytetit thotë për Radio Televizionin Shqiptar se, platformat ku këto krime kryhen më së shumti janë TikTok e Instagram ndërsa të rinjtë mbajnë peshën më të madhe të rasteve.

Patjetër që ka një numër pak më të ndjeshëm të rinisë shqiptare, duke qenë se ata janë dhe personat pak më shumë aktiv nëpër platforma të ndryshme të rrjeteve sociale”, tha ai.

Shumica e autorëve që kryejnë këto krime, nuk e dinë që po konsumojnë një vepër penale.

Shpesh herë thonë që nuk kemi dijeni për legjislacionin dhe nuk e dija që po konsumoja një vepër penale. Fakt ky që nuk i përjashton përgjegjësia penale”, theksoi Memetaj.

Memetaj ka një apel për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

Çfarë bëjnë njerëzit? Tentojnë t’i zgjidhin me mekanizmat e tyre, jo profesional, me dy të njohur. Po jo po kam frikë, po jo po si ta them? Duhet të gjejnë guximin dhe të vijnë të paraqiten, të na vendosin dispozicion në kohë reale gjithë informacionit që ata kanë”.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë të ditur se, mesatarisht 56 tentativa për sulme kibernetike janë regjistruar çdo minutë ndaj infrastrukturave të informacionit në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Nga janari deri në qershor janë regjistruar gjithsej rreth 15 milionë tentativa për sulme ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar.

Më shumë se gjysma e tyre, 54%, kanë pasur në shënjestër infrastrukturat e rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% janë drejtuar ndaj infrastrukturave kritike.

Tentativat kanë synuar sektorë kyç të vendit, si sistemi financiar, administrata publike, infrastruktura digjitale, sektori energjetik dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.