Bota

Kriza e emigrantëve, Obama telefonon kancelaren Merkel

Presidenti amerikan, Barack Obama ka telefonuar kancelaren gjermane, Angela Merkel për t’i shprehur vlerësimin e tij për punën që shefja e qeverisë gjermane është duke bërë për të menaxhuar krizën e emigrantëve.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se Obama ka përshëndetur pozicionimin e Merkel kundër ekstremistëve të djathtë që janë kundër refugjatëve.

Ai gjithashtu ka thënë se vlerëson gjestin e Merkel që ka vendosur të strehojë refugjatë sirianë, duke ju lehtësuar barrën vendeve të tjera.

Fluksi i emigrantëve që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia e të cilët kërkojnë strehim në Europë, ka sfiduar institucionet europiane, duke i bërë që të ballafaqohen me krizën më të madhe të emigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button