☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 25 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.40 ▼1.51%
ARI 4,741 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
₿ CRYPTO
BTC $77,623 ▲ +0.26% ETH $2,319 ▲ +0.62% XRP $1.4341 ▲ +0.59% SOL $86.6500 ▲ +1.97%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
25 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kriza politike, Albin Kurti: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, do të dëmtojnë stabilitetin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar situatën politike të vendit dhe ka theksuar se organizimi i zgjedhjeve të reja është një hap i panevojshëm dhe i kushtueshëm, që do të vononte zhvillimin e Kosovës. Në një reagim në rrjete sociale, Kurti deklaron se zgjedhjet e reja sipas tij nuk janë zgjidhje, por do të dëmtojnë stabilitetin e Kosovës. Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve të reja do t’i kushtonte Kosovës së paku 10 milionë euro, ndërsa shton se Republika e Kosovës ka nevojë për mbarëvajtje të institucioneve dhe stabilitet institucional jo për dëme të mëtejshme. “Të dashur qytetarë, Pas 10 muajsh bllokadë gjatë vitit 2025, në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit që lamë pas populli i Kosovës foli më qartë se asnjëherë më parë në periudhën e pasluftës.

Është obligim i secilit subjekt politik e lider partie të sillet në përputhje me atë vullnet të shprehur. Legjislatura e 10-të e ka zgjedhur kryesinë e Kuvendit dhe Qeverinë. Ajo tash duhet ta zgjedhë presidentin dhe të shmangë zgjedhjet sepse ato janë të panevojshme dhe humbin kohë dhe mjete të buxhetit të Kosovës. Organizimi i zgjedhjeve të reja do t’i kushtonte Kosovës së paku 10 milionë euro, mandej për shkak të mungesës së funksionimit të Kuvendit do të humbisnim shumë dhjetëra miliona euro të tjerë nga bashkësia ndërkombëtare, ndërkohë që rezultatet e zgjedhjeve të sërishme do të mund të ishin pak a shumë të përafërta me ato ekzistuese.

Presidentit, zgjedhjet nuk do të sjellin zgjidhje. Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet dhe të respektohet, sepse ai përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe bazën e demokracisë. Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) ka siguruar shumicën e votave dhe të deputetëve, prandaj kërkon që ky rezultat të merret parasysh në proceset politike dhe në vendimmarrje. Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor, dhe LVV me partnerët (GUXO, Alternativa e pakicat) nuk i mbërrin 80 deputetë, atëherë do të shkojmë sërish në zgjedhje në vjeshtë a dimër. Kujt i konvenon kjo?! Në përputhje më rezultatin dhe rrethanat kam bërë ftesa të vazhdueshme për partitë opozitare sikurse që vazhdimisht kam ofruar edhe alternativa për zgjidhje. Deri tani pa sukses”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.