Kronika
Krujë, asgjësohen 1300 bimë narkotike dhe 5 kg kanabis
Policia e Krujës ka asgjësuar 1300 bimë narkotike sativa gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e djeshme në fshatrat Borizanë dhe Derven.
Në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim edhe një shtetas.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.Gj., 46 vjeç, nga Tirana, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe 5 kg kanabis.